Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku do të votohet edhe Kryesia e re e kësaj force politike.
“Me datën 1 korrik në orën 18 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD”, thuhet në njoftimin e selisë blu për anëtarët e KK.
Njoftimi:
Të nderuar znj/z anëtarë të Këshillit Kombëtar, duke ju uruar çdonjërin prej jush për zgjedhjen në institucionin më të lartë drejtues të PD ju njoftoj se Ditën e Mërkurë Dt 1 Korrik ora 18:00 do të zhvillohet mbledhja konstituive e Këshillit Kombëtar të PD me rend dite
1-Zgjedhja e Kryetar/it/es së Këshillit Kombëtar
2-Zgjedhja e Kryesisë së PD
3-Të tjera
© SYRI.net