Deputetja Vata: Rruga Burrel-Skuraj e rrezikshme, kompania nuk zbaton kontratën e mirëmbajtjes

Deputetja Vata: Rruga Burrel-Skuraj e rrezikshme, kompania nuk zbaton kontratën e mirëmbajtjes

21:39, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD-së në Burrel, Denisa Vata, ka denoncuar gjendjen e rrugës Burrel-Skuraj, duke theksuar se aksesi është i mbuluar me dhe, gurë dhe ujë, duke rrezikuar sigurinë e qarkullimit.

Ajo vuri në dyshim efektivitetin e kontratës për mirëmbajtjen me performancë të rrugëve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor (Loti 2), të lidhur më 06.06.2022 me vlerë mbi 14 milion euro dhe ende në fuqi deri në qershor 2026.

Vata kërkoi sqarime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar mbi zbatimin e kontratës nga operatori ALKO-IMPEX General Construction sh.p.k., duke theksuar se pagesa e këtij operatori duhet të bazohet në rezultatet reale në terren dhe jo vetëm në ekzistencën formale të kontratës.

Denoncimi i deputetes së PD-së, Denisa Vata:

Rruga Burrel -Skuraj.

Nëse rruga është e mbuluar nga dhera, gurë dhe ujë, pyetja është e thjeshtë:

për çfarë paguhet ALKO-IMPEX General Construction sh.p.k.?

Për mirëmbajtjen e rrugës apo për mirëmbajtjen e kontratës?

Sot është 6 janar 2026.

Kontrata për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor (Loti 2), e lidhur më 06.06.2022, me vlerë mbi 14 miljon euro, është ende në fuqi, me afat deri në qershor 2026.

Megjithatë, një nga këto akse paraqet gjendje të rëndë dhe të rrezikshme: dhera mbi rrugë, rrëshqitje në zona shkëmbore, gurë në rrugë dhe rrjedhje të pakontrolluara uji që rrezikojnë drejtpërdrejt sigurinë e qarkullimit.

Në kontratat e tipit ‘mirëmbajtje me performancë’, këto situata nuk justifikohen, por përbëjnë moszbatim të drejtpërdrejtë të kontratës. Pagesa e operatorit kushtëzohet nga rezultati real në terren, jo nga ekzistenca formale e kontratës.

Në këtë kontratë, operatori ekonomik është #ALKO-#IMPEX General Construction sh.p.k., ndërsa autoriteti kontraktor është Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Për sqarimin e plotë të kësaj çështjeje, i kam drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar një kërkesë zyrtare për informacion të detajuar mbi këtë kontratë dhe po pres përgjigjen zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco