Veproni sa s’është vonë’ – Deputetja e PD, Alolli: Të mbyllet urgjent rruga e shkatërruar Qukës–Qafë Plloçë

Veproni sa s’është vonë’ – Deputetja e PD, Alolli: Të mbyllet urgjent rruga e shkatërruar Qukës–Qafë Plloçë

17:26, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësja demokrate Ledina Alolli u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore për mbylljen urgjente të aksit Qukës–Qafë Plloçë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë edhe një video të dëmtimit të kësaj rruge, Alolli kërkon nga Autoriteti Rrugor, Ministria e Transportit dhe drejtuesit e Policisë së Qarkullimit Rrugor të mbyllin menjëherë qarkullimin në këtë aks, i cili tashmë është degraduar rëndë nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

‘Kjo rrugë paraqet rrezik të lartë për jetën, ndërsa dëshmitë që më vijnë nga drejtues automjetesh janë një kambanë alarmi për sigurinë e tyre dhe të pasagjerëve’, shkruan Alolli në thirrjen drejtuar institucioneve.

‘Veproni sa nuk është vonë. Çdo vonesë mund të ketë kosto shumë të lartë në jetë njerëzore’, përmbyll reagimin e saj deputetja demokrate e Qarkut të Korçës.

Statusi

APEL URGJENT Të mbyllet sa më parë rruga e shkatërruar Qukës–Qafë Plloçë

I bëj thirrje Autoritetit Rrugor, Ministrisë së Transportit dhe drejtuesve të Policisë së Qarkullimit Rrugor të mbyllin menjëherë qarkullimin në këtë aks, i cili tashmë është degraduar rëndë nga rrëshqitjet e dherave dhe përmbytjet.

Kjo rrugë paraqet rrezik të lartë për jetën, ndërsa dëshmitë që më vijnë nga drejtues automjetesh janë një këmbanë alarmi për sigurinë e tyre dhe të pasagjerëve.

Veproni sa nuk është vonë. Çdo vonesë mund të ketë kosto shumë të lartë në jetë njerëzore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco