‘Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme’/ Deputeti i PD, Shehu: Përmbytjet në Gjirokastër, krim i paralajmëruar!

‘Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme’/ Deputeti i PD, Shehu: Përmbytjet në Gjirokastër, krim i paralajmëruar!

16:15, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat Tritan Shehu ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore në qarkun e Gjirokastrës, për shkak të situatës së rënduar nga reshjet intensive të shiu.

Për pasojë shumë akse brenda qytetit të gurtë janë përmbytur nga vërshimi i përrenjve, ku dhjetëra biznese janë dëmtuar nga inertet e sjella nga uji.

Deputeti i PD për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë shqiptare, për shkak se siç theksoi ai, në buxhetin e këtij viti i privoi Gjirokastrës amendamentin e propozuar në Parlamentin Shqiptar të Fondit të Kontigjentës për emergjenca civile me vlere 20 milionë euro.

Ndërsa pa nga afër situatën me përmbytjet në Gjirokastër, Shehu e konsideroi atë një krim të paralajmëruar!

‘Ngjarjet e djeshme dhe të sotme, ripërsëritja e përmbytjeve me dimensione e dëme përherë e me të mëdha, vërtetuan domosdoshmërinë e miratimit të atij amendamenti-shprehet Shehu,  teksa ka parë nga afër demet infrastrukturore të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm një ditë më parë në lagjet e sipërme të qytetit të Gjirokastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco