20 milionë euro për hidrovorin fantazmë/ Qytetarët mbyten, Rama tallet

20 milionë euro për hidrovorin fantazmë/ Qytetarët mbyten, Rama tallet

12:12, 07/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa qytetarët shqiptarë luftojnë me përmbytjet dhe ujin që pushton rrugët dhe shtëpitë, kryeministri Edi Rama duket më i zënë të tallë situatën se sa të japë përgjegjësi. Pas shpenzimit të 20 milionë eurove për hidroforin që nuk funksionon, kanalet e papastruara dhe pusetat e bllokuara që kthehen në rreziqe, qeveria e tij vazhdon të justifikohet me krahasime absurde me vendet e tjera. Dhe ndërkohë që shqiptarët mbyten prej korrupsionit, keqmenaxhimit dhe indiferencës së qeverisë së tij ndaj qytetarëve dhe çdo shi transformohet në një katastrofë të parandalueshme, Rama vijon të tallet në FB.

 “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Edi Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco