Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Gjirokastër ku banorët janë në rrezik.
Liqeni i Viroit ka bllokuar rrugën nacionale, ndërsa qyteti është përmbytur nga sasi të mëdha uji që vijnë nga përroi i Çullës, përroi i Fiços dhe zona të tjera përreth. Situatë e rënduar edhe në zonën e Pazarit.
Zona “18 Shtatori” është mbushur me ujë dhe materiale inerte të sjella nga lagjja Granicë, ndërsa shumë rrugë në qytet janë të pakalueshme. Gjithashtu, disa zona në Gjirokastër, si dhe në Lazarat, Dropull, Memaliaj, Këlcyrë dhe rrethina të tjera, janë zhytur në errësirë të plotë, një fenomen që, përsëritet pas çdo shiu apo erërash të forta.
Shehu e cilëson situatën si një fatkeqësi të paralajmëruar dhe të përsëritur, pasojë e mungesës së investimeve të nevojshme në nivel bashkie dhe qarku.
Shehu i bën thirrje strukturave shtetërore përgjegjëse, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, që të ndërhyjnë me urgjencë për të stabilizuar situatën e rënduar dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.
Reagimi
Aktualisht Gjirokastra e izoluar dhe bllokuar, banoret ne rrezik. Liqeni i Viroit bllokon rrugen nacionale. Qyteti nen ujrat E fuqishem qe vijne nga Perroi i Culles, i Ficos dhe te tjera nga lart. Sasi te medha vijne edhe nga Pazari.
18 Shtatori i mbushur me uje e materiale inerte te sjella poshte, nga lagja Granice. Rruget te bllokuara. Zona te tera ne Qytet, ne Lazarat, Dropull, Memaliaj, Kelcyre etj ne erresire te plote, si gjithemone mbas shiut apo eres. Fatkeqesi keto te paralajmeruara e te perseritura. Por pa gjetur asnje pergjigje me investime per kete Bashki e Qark. Cdo gje e lene ne meshire te fatit dhe te shperthimeve te natyres. I bej thirje strukturave shteterore pergjegjese, lokale e qendrore, te veprojne me shpejtesi per te stabilizuar kete gjendje tejet te veshtire aty.
© SYRI.net