Berisha: Qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore

Berisha: Qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore

13:31, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se rruga e rrëzimit të kryeministrit Edi Rama është revolta e qëndrueshme dhe paqësore.

Ai theksoi se opozita ka një histori të gjatë protestash dhe revoltash të suksesshme, duke përmendur përmbysjen e diktaturës dhe ngjarjet e vitit 1997. Berisha u shpreh se ndryshimi nuk do të vijë përmes dhunës apo armëve, por përmes protestës së vazhdueshme qytetare.

Sipas tij, përvoja ndërkombëtare tregon se vetëm revolta paqësore dhe e përditshme mund të sjellë largimin e një qeverie që ai e cilësoi si narkodiktaturë.

FJALA E BERISHËS:

Tani, kjo opozitë ka organizuar në historikun e saj protesta nga më madhështoret, revolta nga më të suksesshmet.

Po, e ka këtë histori.

Ka përmbysur njëherë sistemin e diktaturës, pastaj sistemin e krimit që erdhi me dhunë në vitin 1997, me votë.

Por ka një gjë kjo.

Kjo opozitë, jo se i mungon krejtësisht, jo, nuk i mungon krejtësisht se në qoftë se u kujtohet në vitin 1998, ne kemi protestuar 50 ditë me radhë në bulevardin ‘Dëshmorët e

Kombit’, pra nuk është se nuk kemi përdorur protestën e zgjatur, por ajo ka mbetur e paçiftuar.

Ndaj dhe tani, qytetarët opozitarë dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës nuk është absolutisht me armë, por me revoltë të qëndrueshme, paqësore, gjer në largimin e tij.

Dhe në këtë drejtim, eksperienca botërore fakton se kjo është rruga më e suksesshme.

Opozita duhet ta ketë shumë të qartë se vetëm revolta e përditshme e qëndrueshme është rruga për ta nisur atë ku e kanë vendin narkodiktatorët dhe diktatorët.

Ne kemi besim shumë të madh se do realizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco