Berisha publikon pamjet: Pengmarrësi Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramaduron

Berisha publikon pamjet: Pengmarrësi Ergys Agasi udhëtonte bashkë me Ramaduron

10:52, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi disa pamje që tregojnë se Ergys Agasi udhëtonte së bashku me Edi Ramën.

Berisha shkruan se pengmarrësi Agasi lëvizte së bashku me eskortën e kryeministrit.

POSTIMI I PLOTË

Pengmarrësi dhe Inspektori i Përgjithshëm i narkoshtetit, Ergys Agasi, udhëtonte së bashku me Ramaduron.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon dhe foton e qytetarit dixhital.

Doktor, kjo video është bërë këtë vit në Tiranë. Është eskorta e Edi Ramës, ku makina e dytë është makina zyrtare e kryeministrit dhe ndërkohë bashkë me të lëviz edhe Ergys Agasi me makinën e tij private. Makina Range Rover, e 5 në radhë, ngjyrë vishnje, është makina e Ergys Agasit me targa GG 444 AA dhe makina tjetër pas tij e fundit në radhë është makina e rojeve personale të Ergys Agasit, po me targe GG 444 AA, e modelit Defender.

Ergys Agasi ruhej me roje personale dhe ndërkohë kur takonte Ramën, e shoqëronte edhe Policia e Shtetit dhe futej ne eskortën e kryeministrit.

Këto të dyja janë makinat e Ergys Agasit, të cilat shfaqen dhe në fund të videos që të nisa Doktor.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco