Situata kriminale PS-iste, pas Ballukut, po vijon me Agasin,
do vazhdojë me tej me Agaçin,
dhe do mbyllet me Gagaçin që
të jetojë Langaraqi!
Pra, po rritet hajdutllëku çdo ditë.
Kështu do të ndodhë në vijim nëse faktori ndërkombëtar, amerikan dhe ai britanik nuk do të ndërhyjnë për ta shpejtuar procesin, për të motivuar popullin dhe partitë opozitare.
Si shpejtohet procesi?
Kjo është një formulë që zakonisht vjen e gatshme, dhe implementohet në një kohë të llogaritur prej tyre. D.m.th sot s’bëhet fjalë më për të na hedhur nga avionët vetëm këpucë të djathta! Kërkohet kostum i ri.
Narkoshtetin e ka marrë përsipër SHBA ta rrëzojë.
Ky përshpejtim procesi, më kujton kohën e Piramidave, kohë kur popullsia kishte futur paratë në firmat Piramidale, interesat vazhdonin të merreshin, radhët zgjateshin për ti marrë ato, dhe njëherësh ziente nga brenda revolta por s’kishte shpërthim, sepse s’kishte organizim. Komitet ishin organizime kalimtare.
U desh një urdhër perëndimor
që ju dha shtypit të kohës, që marketingut të publikonte përqindjet të larta, fiktive, në faqet e para të gazetave me qëllimin që:
Te ngrihen fiktivisht përqindjet që të hynë të gjithë në piramidë! Kjo ngritje fiktive e kolapsoi më shpejt procesin, u bllokuan mundësia e pagesës së interesave në datat e publikuara, dhe siç dihet drejtuesit e firmave, si psh Sudja, Xhaferri, etj, njoftonin nga dritaret se nuk kemi më lek për pagesa, ose deklaronin çudira të pa dëgjuara më parë: si p.sh: "sa ka ujë deti aq ka lekë dhe Fondacioni Populli" etj.
Populli këtë ndihmë e ka ilustruar me një shprehje: Perëndia, perëndia, por duheshin dhe duart e mija!
Pra, kërkohet ndërhyrja e aleatëve krahas lëvizjeve dhe aksionit të Opozitës për të shkuar drejt një Qeverie Kujdestare apo Teknike.
Përndryshe Rama do mashtrojë sërish, do blejë mercenarë sërish, do gënjejë sërish me Ngjela e me gjela për të mbajtur një Qeveri të rrëzuar që nuk bie...
© SYRI.net