SYRI TV
Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës kombëtare të Partisë Demokratike. The telegraf shkruan se qytetarët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, teksa sulmuan kryeministrinë me bomba Molotov. EuroNews raportoi gjerësisht mbi arrestimet e dhunshme të protestuesve, përfshirë procedimin penal të sekretarit organizativ të PD, Ervin Minarolli, ndërkohë TG 24 shkruan se kryeministria u mbulua me një shi molotovësh, teksa kreu i PD Berisha premtoi se do jetë opozita ajo që do i bëjë Edi Ramës funeralin politik.
Protesta kombëtare e Partisë Demokratike ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Prestigjozja britanike “The Telegraph” shkruan se qytetarët rrethuan dhe sulmuan me bomba Molotov godinën+ e kryeministrisë, teksa kërkuan dorëheqjen e shefit të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në artikull theksohet se tensionet në Shqipëri janë gjithmonë e më shumë në rritje, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku
Euronews ka raportuar se pas protestës masive të opozitës shqiptare ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Rama, 4 persona janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ku mes tyre sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
Prestigjiozja italiane TG 24 në artikullin e saj shkruan se godina e kryeministrisë u përball me një shi bombash Molotov, teksa ka theksuar fjalën e liderit të opozitës, Sali Berisha, i cili ka premtuar se do jetë Partia Demokratike dhe demokratët ata që do i bëjnë funeralin politik kryeministrit Edi Rama.
Politiko shkruan se mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar, pas disa skandaleve, ku spikasin aferat gjigante korruptive të Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe te Tiranës, për të cilat SPAK ka kërkuar arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
© SYRI.net