Eksperti dhe aktivisti i çështjeve mjedisore, Lavdosh Ferrunaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka paralajmëruar për pasojat që Shqipëria mund të ketë nga Bashkimi Europian për shkak të projekteve energjetike dhe mjedisore pa konsultim publik.
Gjatë bisedës me moderatorin Edvin Parruca, Ferrunaj theksoi se asnjë debat ose konsultim publik nuk është bërë për TEC-et ‘Tigri 1’ dhe ‘Tigri 3’, projektin e TEC-it të Roskovecit apo inceneratorët, pavarësisht ndikimit të tyre në mjedis. Sipas tij, kjo mungesë transparence ka sjellë reagime të ashpra nga institucionet europiane.
Ai u ndal edhe te praktikat ligjore që lejojnë disa projekte të shmangin vlerësimin e ndikimit në mjedis, si rasti i fotovoltaikëve në Bistricë, ku kapaciteti prej 49.96 MW shmang nivelin që kërkon konsultim publik. Sipas Ferrunajt, kjo tregon një trend të qëllimshëm për të evituar pjesëmarrjen e komunitetit dhe shoqërisë civile në vendimmarrje.
‘Shiko, kjo është shumë, shumë interesante. Ju jeni dëshmitarë si media që në gjithë këto vite nuk është bërë asnjë lloj diskutimi. Unë po thamë të paktën që nga viti 2022 kur erdhën këto TEC-et e famshme lundruese, ore para se të vinin ato që ne patëm një reagim si qytetarë dhe me...
Dhe ne kjo është e sigurt që nga ky viti 2022 edhe deri sot, asnjë diskutim nuk është bërë. Ju e thatë vetë. Edhe kur unë kam qenë ke ju, në të tjera nuk kam qenë, realisht, nuk më kanë ftuar asnjë media tjetër. Edhe ke ju unë kam thënë atë që kam dashur në kuptimin që temat kanë qenë të ndryshme dhe unë jam përpjekur të prezantoj këtë çështje që unë e konsideroj madhore, më madhore se inceneratorët, më madhore se shumë afera të tjera, për arsye thjesht të kohëzgjatjes së kësaj vendimmarrje që është totalisht një vendimmarrje e gabuar për kushtet e Shqipërisë që të orientohet drejt prodhimit të energjisë nga fosilet.
Ky është një super gabim dhe prandaj edhe mendoj unë komuniteti i energjisë ka hyrë në thellësi të kësaj gjëje dhe ka analizuar këtë çështje. Shqipëria nuk ka absolutisht nevojë të përdori për prodhim energjie elektrike burimet fosile.
Sigurisht Shqipëria është me fat që ka burime hidrike fantastike, shumë të mira që nuk i ka një vend tjetër dhe ka aktualisht edhe energjinë diellore në masën gati 10% të prodhimit të energjisë.
Pra një balancë perfekte thonë ekspertët midis burimeve hidrike që janë më evidente në dimër, më të bollshme dhe burimeve diellore që janë në periudhën që ka rënie të reshjeve dhe më pak prodhim energjie nga burimet hidrike.
Dhe kjo është një balancë perfekte që Shqipëria, një vend i vogël, në mënyrë absolute mundet edhe para vitit 2030 mund të sigurojë 100% të prodhimit të saj të brendshëm nga burimet e rinovueshme. Pra, dielli, era dhe uji. Dhe kjo është edhe politika, guida e madhe europiane për çështjet e ndryshimeve klimatike e kështu me radhë, se tema është shumë e gjerë.
Dhe ajo që po ndodh ngaqë nuk po merret njeri me, nuk është marrë njeri me çështjet e gazifikimit në gjithë këto media dhe arsyet këtu janë edhe korruptive, domethënë fakti që nuk është trajtuar ka një censurë të fortë, edhe autocensurë për këtë çështje, që sot është një ditë e çuditshme që të gjitha mediat po e japin këtë lajmin.
Ndërkohë kur ka një reagim në këtë nivel, kur reagimi nga shoqëria civile këtu brenda përbrenda, nga njerëzit, nga ne që i dimë shumë mirë, kur them ne edhe publiku ë, qytetarët në Roskovec, në Vlorë, gjithandej, në Korçë, se edhe këtu ka qenë një çështje e madhe që për pak humbëm mbi 100 milionë euro dhe nuk dëgjohet domethënë dhe vetëm dëgjohet në këtë moment tani që ka ardhur kulmi që thotë ai, nëse ti nuk respekton këto detyrime, ti nuk ke akses në anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Dhe këtu dalim tani ke ajo pyetje që bëtë ju ke çështje fotovoltaikeve. Padyshim Shqipëria është në kushte shumë të favorshme edhe për prodhimin e energjisë nga burimet nga energjia diellore, padyshim.
Tani këtu ka, ka filluar një spekulim marramendës edhe për këtë çështje, për faktin se injorohet pikërisht ajo që është, unë i mëshoj kësaj gjëje se është çështje që ka të bëjë dhe me ndikimin në mjedis. Dhe në këto nivele, pra për energjinë diellore, gjithashtu, si edhe për TEC-et, kërkohet nga legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar, konventa e Arusit që të bëhet një diskutim me publikun për këto çështje.
Mirëpo çfarë ka ndodhur? Tani unë do ju jap një rast konkret për Roskovecin. Pashë një lajm që në Bistricë është dhënë një, një tender për një fotovoltaike me kapacitet 49.96 MW. Pra 0.04 MW më pak sesa kufiri 50 MW mbi bazën e të cilit kompania duhet të bëjë një vlerësim të ndikimit në mjedis të thelluar.
Pra që duhet në bëjë informim publikun, pjesëmarrjen e publikut. Këtë nuk e bën. E pse e ka dhe nga ana ligjore është në rregull, pra se nuk ka arritur nivelin 50 MW të kapacitetit që duhet ky vlerësim i ndikimit të thelluar. Dhe në këtë mënyrë ka shmangur komunitetin dhe ka shmangur shoqërinë civile dhe vepron në mënyrë të ligjshme pa asnjë barrierë.
Marrim rastin e inceneratorëve për shembull. A u bë në një vlerësim paraprak nga parlamenti për këtë ndryshim të strategjisë për menaxhimin e mbetjeve që nuk do bëhet me energji, me riciklim, po do të bëhet me incenerim e kështu me radhë. Nuk u bë asgjë. Vetëm kuru filloi të veprojë drejtësia ndërkohë kur dëmi ishte bërë.
Pra, ne jemi shumë larg parandalimit të dëmeve dhe kjo ka pikërisht, padyshim drejt kësaj shkon qeveria që synon të shmangi komunikimin me publikun, pra të marri një informacion nga poshtë siç është gjithashtu pjesë e ligjit shqiptar, ligjit për ndikimin në mjedis e kështu me radhë, për leje mjedisore.
Dhe merr leje mjedisore pa as pyetur as komunitetet, pa informuar parlamentin dhe jemi në këtë gjendje që jemi aktualisht me kaq shumë afera korruptive që unë mendoj që pikërisht nga mungesa e këtij presioni nga komunitetet që shmanget në mënyrë kategorike, domethënë madje tashmë ka edhe ca vendime qeverie që janë janë paradoks në kuptimin se bien në kontradiktë edhe me ligjet dhe me konventat ndërkombëtare, për të penguar këtë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje’, tha eksperti Lavdosh Ferrunaj, gjatë bisedës në SYRI TV.
© SYRI.net