‘Në Surrel jam o, në Surrel’ - Iriqi bisedon me Ergys Agasin

‘Në Surrel jam o, në Surrel’ - Iriqi bisedon me Ergys Agasin

17:30, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi:-SPAK ka një urdhër arresti për ty, e di?

Ergysi:-Unë di çfarë këndojnë zogjtë në Surrel jo më burgun për veten.

Iriqi:-Pse t’u kujtua Surreli?

Ergysi:-Po se atje jam fshehur.

Iriqi:-Mos thuaj që je te shtëpia e Ramës?

Ergysi:-Fiks atje. Nuk ka besim të më lerë në vende të tjera se më pikasin.

Iriqi:-Po dhe tani që e tregove do të të vijnë.

Ergysi:-Aman, ku ma gjen. Më mirë në burg.

Iriqi:-Pse?

Ergysi:-Se ky kapo, e dini që Ramën e quaj kapo, nuk më le asnjë minutë rehat. Shkruan diçka e më thotë, dëgjoje, dëgjoje e qesh pa fund. Pastaj bën sms tërë ditën.

Iriqi:-Për kë?

Ergysi:-Për çdo ministër, deputet, drejtor policie, gjykatës. Vup e vup gishtat.

Iriqi:-Po halli yt si do zgjidhet?

Ergysi:-Fët e fët. Si e Ballukut.

Iriqi:-Me gjykatë kushtetuese?

Ergysi:-Jo. Me video përvëluese. Kot e mbaja në zyrë unë. Kam çregjistruar mijra.

Iriqi:-E çfarë?

Ergysi:-Që bëhet çorap shteti. Ndaj presidenti do bëjë amnisti për hetimet që më përfshijnë dhe mua.

Iriqi:-Si amnistia fiskale dmth?

Ergysi:-Si amnisti dalengadale.

Iriqi:-Mbete me sy tek celulari. Pse kështu?

Ergysi:-Më ka lënë porosi Rama të bëj sot ca sms për dhjetë ministra e tridhjetë deputetë. Se ka ikur, ka çarë ferrën. Sa të rrijë kot e të tundë derën shtyn kohën duke pirë verën.

Iriqi:-Shtrenjtë ajo vera.

Ergysi:-Më e lirë se Rama. Ai na kushton një shishe në minutë. Të kish popull tjetër i qe fut me drut’. Me këngën, ku të ha e ku të djeg ore mbret!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco