Syri TV/ Protesta kombëtare e opozitës, Berisha: Përshkallëzojmë betejën tonë! Kërkon lirimin e protestuesve

16:06, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ftoi qytetarët që të përshkallëzojnë protestat deri në largimin e qeverisë së Edi Ramës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Deklarata u bë një ditë pasi mijëra qytetarë mbushën bulevardin kryesor të Tiranës në protestën e madhe kombëtare të opozitës kundër korrupsionit qeveritar.

"Mbrëmë, ai u shkarkua nga detyra de facto. Para të gjithë botës është një kapobandë, nuk është asgjë më shumë" 

Duke falënderuar edhe njëherë, me mirënjohjen më të madhe, të gjithë ata të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar, pensionistë që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin, i ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojmë luftën, betejën tonë gjer në përmbushjen e misionit.

Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisjeje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme.
 

Duke u ndalur te skandali i korrupsionit të numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, Berisha akuzoi se po bllokon heqjen e imunitetit, pasi qëndron pas të gjitha akteve korruptive që ka kryer zëvendëskryeministrja.


Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse është vetë prapa të gjitha akteve që ka kryer Lubia.
Edi Rama po blen kohë.
Pse po blen kohë?
Për vepra të zeza.
Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore, në mënyrë që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore dhe kjo do të shënonte vdekjen e opozitës dhe opozitarizmit.
Kjo do të shënonte asgjësimin politik të saj.
Ndaj dhe kjo betejë është: ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Duke iu rikthyer protestës së madhe të opozitës, Berisha falënderoi qytetarët për përmbajtjen e zemërimit që ata kanë ndaj kësaj narkoqeverie, por shtoi se kjo është një betejë në vazhdim. Berisha u ndal edhe te arrestimet e disa të rinjve protestues dhe, teksa kërkoi lirimin e menjëhershëm, kishte edhe një mesazh për forcat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco