Energjia/ BE përjashton Shqipërinë, Syri TV zbulon shkaqet e ndëshkimit

15:10, 23/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërtimi i TECIT të Roskovecit nga kompani të dyshimta, është shkaku pse Shqipëria është përjashtuar nga Ministeriali i Energjisë i organizuar nga Bashkimi Europian. Kjo situatë ishte parlajmëruar nga deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i cili në komisionet parlamentare kishte ngritur dyshimin për gazin me të cilin do të furnizohet termocentrali i Roskovecit. Direktivat që ka shkelur apo nuk ka përmbushur Shqipëria, për të cilat sot është ndëshkuar nga Bashkimi Europian, janë paralajmëruar nga deputeti demokrat edhe gjatë një mbledhje të komisionit të Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Syri TV

Teksa Ministeriali i Energjisë në Bashkimin ka vendosur të ndëshkojë qeverinë shqiptare për mos përmbushje të direktivave të BE-së për energjinë, Syri Televizion ka zbuluar edhe shkaqet e këtij ndëshkimi. Burime bëjnë të ditur se arsyet lidhen drejtpërdrejtë me ndërtimin e Termocentralit në Roskovec. Ky projekt, që tashmë është miratuar nga Qeveria Rama dhe bashkia Roksovec, ka pasur kundërshti të forta nga banorët e zonës për rrëmbimin e pronës. Por jo vetëm kaq, situata rëndohet dhe më shumë, pasi dyshohet se pas të gjithë investimit qëndrojnë kompani të dyshimta. Gjithashtu opozita ka paralajmëruar shumë më herët shkeljen e direktivave të Bashkimit Europian për Energjinë, të cilat janë shkaku i ndëshkimit të Shqipërisë sot. Konkretisht, këtë situatë e ka paralajmëruar deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, vetëm pak javë më parë në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Në komision, Këlliçi ka ngritur dyshime mbi burimi furnizimit me lëndë djegëse të termocentralit, ku përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë kanë deklaruar se do të furnizohet nga gazsjellësi TAP. Por dyshimet janë se kjo deklaratë është e pavërtetë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjithashtu ka ngritur shqetësimin duke paralajmëruar problemet e Shqipërisë me energjinë, gjatë punimeve në Komisionin e Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit,  me përfaqësues të Bashkimit Europian. Këlliçi renditi disa nga direktivat e Bashkimit Europian, të cilat janë shkelur apo nuk janë përmbushur nga Shqipëria në sektorin e Energjisë.

Dhe pas paralajmërimeve të opozitës, Bashkimi Europian ka skualifikuar Qeverinë Shqiptare nga Ministeriali i Energjisë i organizuar nga shtetet e unionit. Në vendim thuhet se Shqipëria ka dështuar të miratoje dhe zbatojë rregulloret për përputhjen e direktivave me BE: për tregun e brendshëm të energjisë elektrike; rregulloren për risqet në sektorin e energjisë dhe një seri rregulloresh teknike të Bashkimit Europian, të cilat ishin denoncuar më herët nga Belind Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco