Edi Rama zhvilloi një takim sot me biznesmenë, ku deklaroi se projekti i Paqes Fiskale do shkojë përpara, edhe pse ka hasur në kundërshti të forta jo vetëm nga bota e biznesit.
Por në takim, Rama u përplas me ndërtuesit, të cilët prej vitesh e kanë majmur atë dhe rrethin e tij të ngushtë me apartamente dhe para të thata.
Kujtojmë se vetëm zëvendësja e Ramës, Belinda Balluku, përflitet si pronare e mbi 300 apartamenteve.
Ndërkohë Rama u denoncua në një raport të OSBE se ishte pronar i mbi 200 milionë eurove në llogari offshore përpara se të bëhej kryeministër.
Kur një nga ndërtuesit kërkoi që të përfshiheshin në Paqen Fiskale, Rama e ofendoi hapur.
“Kam 20 e kusur vjet që merrem me racën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksiononi,” tha Rama.
“Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës,” shtoi Rama.
Kur Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, u akuzua hapur nga biznesmenët se merrte të paktën 15 përqind të ndërtimit për vete.
Tani opozita deklaron se nuk bëhet fjalë më për 15 përqind, por për kate të tëra.
© SYRI.net