Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, i ftuar në emisionin “Syri Digjital” në Syri TV, ka hedhur akuza ndaj mazhorancës për zvarritje të qëllimshme të vendimmarrjes në Komisionin e Mandateve lidhur me çështjen Balluku.
Sipas Carës, pavarësisht dakordësisë për afate të shkurtra, mungesa e një vendimi lidhet drejtpërdrejt me mungesën e “bekimit” të kryeministrit Edi Rama, duke e kthyer komisionin në një strukturë pa funksion real vendimmarrës.
Igli Cara: Dhe zoti, avokati i zonjës Balluku, por edhe prokurori i çështjes, zoti Premçi, por dhe zoti Braho, kanë thënë që e lëmë në diskrecionin e komisionit afatet. Ka pasur një dakordësi siç më thonë maksimumi tre deri në pesë ditë ka thënë prokurori dhe avokati më thonë që është tërhequr, por gjithsesi vendim përsëri nuk është marrë. Kjo siç duket, të paktën siç shohim dhe në media, siç duket, mazhoranca nuk ka pasur akoma një konfirmim të veprimit ose një urdhër të zotit Rama, se duhet të kuptojmë, në të gjithë historinë e mazhorancës, të gjithë komisioneve, asgjë nuk bëhet pa bekimin e zotit Rama. Pra, kemi një, një ekip në komision të mazhorancës i cili pavarësisht se janë anëtarë të komisionit, por duhet të kuptojmë që janë nën urdhrat e Ramës.
Sekreti hetimor thonë anëtarët e mazhorancës, duhet të ruhet. Dhe unë e kuptoj që, pyetja është shumë e thjeshtë, përderisa në atë sallë, në këtë mbledhje, ishte dhe avokati i zonjës Balluku. Dhe problemi është që duhet të ruhet sekreti hetimor që mos të merret dhe nga avokati. Po atëherë, ku është problemi se nuk po kuptoj, për çfarë shërben komisioni i mandateve në qoftë se i thua që nuk do të jap provat? Sepse i kam në USB thotë zoti Peleshi dhe unë mendoj që dalin prova. Atëherë, kalon direkt në marrjen e vendimit, duhet apo jo t'i hapim rrugë SPAK-ut. Sepse unë nuk kuptoj në fakt logjikën e komisionit. Komisioni mblidhet për të marrë vendime, apo jo? Komisioni nuk besoj që është marrë për të dhënë këshillime. Sepse o do marrësh vendimin e një komision, ose thoni që ky komisioni i mandateve është vetëm për këshillime. Me sa dimë, të gjithë është për të marrë vendim, apo jo? Në rastet kur nuk gjejmë konsensus për vendim, kuptohet, mund t'i kalojë dhe seancës plenare, sepse aty është në numër të barabartë të anëtarëve. Dhe e gjitha kjo, e gjitha kjo më lë të kuptoj që blloku kryesor nuk është nga anëtarët e mazhorancës, por është nga zoti Rama.
© SYRI.net