Sot, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak Kurbin, u regjistrua një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike, pikërisht 10 minuta para miratimit të buxhetit vjetor. Ky incident shkaktoi pakënaqësi mes këshilltarëve, disa prej të cilëve vendosën të largoheshin nga mbledhja, duke kërkuar shtyrje të orarit të saj.
Pjesa e këshilltarëve që kërkuan diskutim mbi situatën nuk u lejuan të shprehin opinionin e tyre dhe përveç kësaj, nuk pati transmetim live të mbledhjes, duke lënë qytetarët jashtë procesit të vendimmarrjes dhe pa mundësi për të ndjekur diskutimet dhe vendimet e rëndësishme për komunitetin.
Ngjarja ngrit pyetje serioze mbi transparencën dhe respektimin e të drejtave të anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe të qytetarëve të Kurbinit, në një moment kyç të vendimeve financiare që prekin gjithë komunitetin.
© SYRI.net