Rreth një orë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka lënë Kryeministrinë.
Rama është parë teksa ka dalë nga ambientet e Kryeministrisë, i është drejtuar mjetit dhe më pas është larguar.
Ndërkohë, Belinda Balluku ndodhet ende brenda Kryeministrisë.
Ministrat e tjerë u larguan fill pas mbledhjes, ndërsa dyshja Rama-Balluku vijuan të qëndronin, deri në largimin e kryeministrit.
Mbledhja e qeverisë u bë një orë para se Këshilli i Mandateve të mblidhej për të diskutuar mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.
Rama shkoi në një aktivitet për programin kontrovers ‘Smart City’.
Aty ai foli për mungesat dhe kopjet në shkolla.
Rama tha se kopjet dhe mungesat kanë rënë.
Ndërkohë, akoma nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i Edi Ramës për Ballukun, e cila nuk shkoi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar arrestimin e saj për një seri aferash, duke nisur me Tunelin e Llogarasë, lotet e Unazës së Madhe dhe të paktën tre tendera të tjerë.
© SYRI.net