Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protesta para kryeministrisë, mijëra shqiptarë dhe diaspora në këmbë

'Dorëzoni hajdutët!' Protesta para Kryesisë ku vijon mbledhja për heqjen e imunitetit të Ballukut

11:09, 19/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët po  protestojnë para Kryesisë së Kuvendit, në të njëjtën kohë kur brenda po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet ku po diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gazetari i SYRI, Klajdi Bodlli, raporton nga vendngjarja se në protestë janë mbledhur mbështetës të Partisë Mundësia, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Ata mbajnë pankarta me mesazhe si “Për drejtësi deri në fund”, duke kërkuar heqjen e imunitetit të zonjës Balluku dhe paraqitjen e saj para Gjykatës së Posaçme.

Protestuesit po përdorin megafon për t’u dhënë fjalën pjesëmarrësve të ndryshëm. Protesta ka nisur pak minuta para fillimit të mbledhjes së Këshillit dhe vijon ende, rreth 25 minuta pas nisjes zyrtare të saj.

Në pankarta shkruhet  dhe që kryeministri Edi Rama duhet të përfundojë në SPAK për të gjitha aferat që ai dhe qeveria e tij ka pasur në gjithë këto vite qeverisje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco