Avokatja Adrian Kalaja me anë të një statusi në Facebook, shprehet se, është thirrur për të dhënë dëshmi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më 19.12.2025, në përvjetorin e gjashtë të krijimit të këtij institucioni.
Sipas Kalasë, thirrja lidhet me një nga 86 kallëzimet penale të depozituara prej tij ndër vite pranë SPAK. Ai thekson se numri i kallëzimeve tashmë ka shkuar në 87, ndërsa edhe tre kallëzime të tjera ndodhen në fazë përfundimtare.
Kalaja pretendon se të tre kallëzimet e fundit janë drejtuar kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin ai e cilëson si “kreu i organizatës kriminale”, ndërsa një prej tyre, sipas tij, përfshin edhe persona të tjerë që ai i quan pjesë e një strukture mafioze.
Reagimi i Adriana Kalaja:
NJOFTIM:
Të Nderuar Miq dhe Mbështetës.
Nisur nga fakti se kam parë një nervozizëm dhe shqetësim të qartë dhe të madh të shërbëtorëve të regjimit, lidhur me lajmin për tërmetin 66 milion Euro të Tërmetit tê rezultateve publicitare, Ju bëj me dije se nesër, më datë 19.12.2025, në 6 vjetorin e SPAK, jam thirrurr nga Prokurori ...., për të dhënë dëshminë time, për një nga 86 kallëzimet e mia penale pranë këtij institucioni.
Upsssssssss.
Nga sot janë bërë 87 (së shpejti do j'ua bëj me dije), kallëzime dhe 3 kallëzime, janë në përfundim e sipër.
Të 3 kallëzimet janë kundër Kreut të Organizatës Kriminale, Rama.
Ndërkohë një nga këto bashkë me Bel(l)a Mafian.
Pra 90 kallëzime deri në fund të vitit.
A mund të ketë në një moment të dytë 90 vota kundër meje Kreu I Organizatës? 😉
Ncncncncncncnc.
Gjithsesi, për më shumë detaje, më ndiqni nesër në ora 11.00 në SPAK.
Kush e ka rradhën?
Së shpejti...
© SYRI.net