Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen! Protestuesit rrethojnë kryeministrinë

Peleshi falenderon gardistët që ‘u kujdesën’ për rendin duke dhunuar deputetët e opozitës

Peleshi falenderon gardistët që ‘u kujdesën’ për rendin duke dhunuar deputetët e opozitës

12:54, 18/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me urdhër politik, Garda dhunoi dhe u përplas fizikisht me deputetët e PD-së, të cilët paraditen e sotme vendosën të bllokonin foltoren e Kuvendit dhe u ulën në podiumin e ministrave për të mos lejuar vijimin e një seance normale parlamenti. Arsyeja: të dorëzohet para ligjit numri 2 i qeverisë, e akuzar për shkelje të barazisë në tetë tendera me vlerë miliona euro.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ne nje reagim në rrjetet e tij sociale flet për “respektin për institucionet dhe bashkëpunim mbi interesin e shtetit”, duket se harron realitetin, Kuvendi po shndërrohet në një teatër ku shumica mbron pushtetin e vet dhe dhuna ndaj opozitës paraqitet si normalitet.

Lexo edhe: Garda dhunon fizikisht deputetët e PD-së se kërkuan dorëzimin e Ballukut! Peleshi përjashton Balliun dhe Nokën

Deputetët e opozitës insistojnë të mos lejojnë zhvillimin e seancës derisa Rama të dorëzojë përpara drejtësisë zv/kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin e tij të afërt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco