Me urdhër politik Garda dhunoi dhe u përplas fizikisht me deputetët e PD-së të cilët paraditen e sotme vendosën të bllokonin foltoren e kuvendit të ulen në podiumin e ministrave për të mos lejuar vijimin e një seance normale parlamenti deri në dorëzimin e numrit 2 të qeverisë para ligjit për tu përballur me akuzat e shkeljes së barazisë në 8 tendera vlera financiare e të cilave është miliona euro.
Deputetët e opozitës janë shprehur të vendosur të mos lejojnë zhvillimin normal të Kuvendit derisa Rama të dorëzojë para drejtësisë zv/ kryeministren Belinda Balluku dhe biznesmenin, ish këshilltarin e tij Ergys Agasi në hetim se së bashku me 7 persona mes tyre dhe drejtuesja e AKSHI-t veprimin si grup i strukturuar kriminal për të manipuluar tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit,
Në një moment deputetët e PD-së dogjën foton e Belinda Ballukut me Edi Ramën,ku shkruhej 'Palloshi dhe Lubia" të cilën e kishin vendosur në podiumin e qeverisë.
E mes këtij tensioni kryetari i kuvendit Niko Peleshi në mënyrë të paprecedentë vijoi votimin farsë të ligjeve në rend të ditës sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Ndërkohë përjashtoi nga Kuvendi dy deputetët, Klevis Balliu dhe Flamur Noka.
SPAK i kërkon Kuvendit leje për arrestimin e Ballukut
SPAK kërkoi më 16 dhjetor Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit. Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i duhet hequr apo jo imuniteti Ballukut. Opozita akuzon maxhorancën dhe Ramën se po e mbrojnë Ballukun pasi pas aferave të saj është Edi Rama.
Për çfarë akuzohet Ergys Agasi
Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe Ermal Beqirajn se krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes. Agasi dhe Beqiraj i shpëtuan arrestimit dhe janë në kërkim, ndërsa drejtoresha dhe zv.drejtoresha e AKSHI ndodhen në “arrest shtëpie”.
© SYRI.net