Televizioni i djathë pranë Trump i ka kushtuar sot një shkrim krizës së korrupsionit në rritje që po përfshin Shqipërinë, një aleate të rëndësishme të SHBA-së në rajon.
Në shkrim evidentohen dhe akuzat për lidhjet e Ramës me kartelin Sinaloa, i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.
Pjesë nga artikulli i Fox News
Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA dhe në OKB, i tha Fox News Digital se ndërsa opozita e Ramës është "shkatërruar nga 'lufta ligjore' dhe komprometimi i institucioneve", Rama vazhdon të jetë në pushtet pavarësisht "skandaleve të dokumentuara shumë-miliardëshe të korrupsionit, vjedhjeve të dokumentuara zgjedhore në disa cikle votimi dhe më shqetësuesja, lidhjeve të dokumentuara me kartele ndërkombëtare droge si karteli Sinaloa".
Akuzat për lidhje të Ramës me kartelin Sinaloa dolën pasi kryeministri u takua me Luftar Hysën, i lidhur me këtë kartel dhe i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Rama i tha një media shqiptare se ishte takuar me Hysën vetëm një herë.
Pas shkarkimit të Ballukut, Nesho thotë se "zemërimi publik nuk drejtohet vetëm ndaj saj, por edhe ndaj sjelljes së papërgjegjshme të një regjimi që qeveris pa llogaridhënie, abuzon me pronën dhe financat publike dhe nuk përballet me pasoja, pavarësisht reagimit të shoqërisë".
Ai shtoi se shumë qytetarë i kanë vënë kryeministrit nofkën "Ramaduro", "një krahasim i drejtpërdrejtë me diktatorin venezuelas Nicolas Maduro".
Zyra e shtypit e Ramës i tha Fox News Digital se nuk kishte koment për akuzat e Neshos ndaj tij.
Lexoni këtu shkrimin e plotë
© SYRI.net