Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka shpjeguar firmat për kandidat të opozitës për Avokat të Popullit.
Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai e ka justifikuar veprimin e tij duke e cilësuar të gjithë procesin e mbledhjes së firmave si jo-serioz dhe të paracaktuar të dështonte. Sipas tij, lidershipi i Partisë Demokratike kishte komunikuar se procesi nuk do të realizohej për shkak të mungesës së një marrëveshjeje me Partinë Socialiste. Kjo situatë, argumenton ai, e shndërroi mbledhjen e firmave në një akt solidariteti kolegjial, pa një shqyrtim të thelluar të kandidatëve.
"Nuk ka qenë një proces serioz" deklaroi ai, duke shpjeguar se firmat mblidheshin në mënyrë kaotike, madje edhe gjatë protestave, ku kolegët i kërkonin mbështetjen njëri-tjetrit. Ai theksoi se nuk ka firmosur vetëm për Endri Shabanin, por edhe për kandidatë të tjerë si Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe Skënder Haluci, listat e të cilëve i ishin paraqitur nga kolegë të tjerë deputetë.
Flavio Qarri: Në momentin që ju është kthyer kundër i gjithë opinioni publik dhe veçanërisht mbështetësit tuaj për një emër si Endri Shabani që ka një historik goxha të pasur në budallallëqe. A keni, pse jeni deputetë, mirë s'mbani përgjegjësi për ato që thoni, po do mbani përgjegjësi për ato që bëni të paktën. Kështu që mund ta di për, qytetarët që të kanë votuar, për ata që përfaqëson dhe për të gjithë popullin opozitar, mund ta di si keni dhënë firmën tuaj për Endri Shabanin se je emri i parë në listë te lista e dytë.
Samir Korreshi: Po çfarë rëndësie ka, nuk ka...
Flavio Qarri: Po jo se s'ka rëndësi, qysh s'ka, kjo ç'rëndësi ka ajo dhe kështu vazhdojmë pa, pa fund se s'ka rëndësi, po ka rëndësi.
Saimir Korreshi: Jo jo dakord, për ty, për ka rëndësi. Për mua është e para e rëndësishme momenti që ne na thuhet, ose ata drejtuesit e Partisë Demokratike na thonë që kjo është një proces që nuk do të bëhet se s'kemi dakordësi me Partinë Socialiste, pra që opozita të dërgojë një emrin e vet, pra ata nuk duan të bëjnë proces, dhe nuk kemi pse të bëhemi, të kemi absolutisht asnjë lloj individi, i cili kërkon firmat për t'u mbështetur. Kaq. Dhe e nisur nga kjo, e nisur nga shumë e shumë kolegë që...
Flavio Qarri: Si s'u bëtë me asnjë, po ju u bëtë me të gjithë.
Saimir Korreshi: Të lutem. Duke qenë se të vijnë kolegë të nderuar, deputetë të Partisë Demokratike dhe të vënë lista përpara ti je i detyruar, jo i detyruar domosdoshmërisht, por duke parë që firmosi tjetri. E na vinin dhe te protesta, firmose një çikë këtë se e dua unë se unë jam demokrat. Firmose një çikë këtë se jam demokrat. Kështu që duke qenë se u bë një proces i tillë, derisa ka qenë deklarata e Taulant Ballës, ky proces kështu ka qenë. Shko te ky e t'ia marrim këtij, t'ia bëjmë këtij e me radhë. Të gjithë procesi. Pra nuk ka qenë një proces serioz.
Edhe, për shembull, duke qenë se u hodhën të gjithë emrat aty, një pjesë i mbaj mend se si kam, se kam firmosur për disa, nuk kam firmosur vetëm për Endri Shabanin. Kam firmosur për Adriana Kalanë, kam firmosur për Besim Ndregjoni siç ka, për Skënder Halucin, ku di unë, mund të them disa emra që mbaj mend unë nga kolegë deputetë, që mi kanë sjellë letrat për t'i firmosur. Kështu që kjo nuk ka, ishte një proces të cilin e propozova për ta bërë me tre, të paktën ne të çojmë tre dhe ata të zgjedhin një nga ata propozimet tona.
Siç ka qenë komisioni i ligjeve, ju pak debatin ndoshta e keni ndjekur apo jo se ç'debat kemi bërë ne, ku shoku Ulsi ka referuar që të gjithë firmat tona janë të pavlefshme sepse janë mbledhur, para procesit. Pra duhet të dorëzohen ose duhet të fillojnë mbledhja e firmave duhet të fillojë menjëherë mbasi ne të kishim bërë klasifikimin e parë. Dhe të gjitha ato firmat janë dhënë në momentin e parë dhe jo mbasi janë klasifikuar demokratët. Sepse ka dy procese në komision të ligjeve. E para është njëherë procesi nëse ata i kanë kushtet apo jo për të qenë avokati i popullit, pra jo për firma. Dhe e dyta është...
Flavio Qarri: Po ju po të kishte ardhur emri i, i ku di unë, ëh, Manjakut të Don Boskos apo Megonigalit, kështu do e kishit firmosur dhe atë lloj emri për avokat të popullit?
Saimir Korreshi: Unë nuk besoj se vinte kish ndonjë propozim për të ardhur ndonjë, ndonjë manjak i Don Boskos a ndonjë tjetër. Po të them të gjithë ata që erdhën ishin...
Flavio Qarri: Po emri i Endri Shabanit erdhi. Dhe e firmosët. Emri i Endri Shabanit erdhi dhe e firmosët.
Saimir Korreshi: Patjetër. Po të them që ka ardhur dhe e kemi firmosur. Tani do të them domethënë, problemi. Po mirë se çfarë të them unë se s'e pashë, më morët letrat në banjo apo ku di unë.
Problemi është se, kjo është, kjo është çështje sinqeriteti pastaj. Problemi është që i gjithë procesi nuk ka qenë proces i rregullt, i gjithë procesi nuk ka qenë një proces të cilin ne duhet ta kishim vlerësuar siç kam kërkuar që të vlerësohesh. Dhe fatmirësisht i kam thënë, këtu nuk i kam thënë nëpërmjet, ku di unë, në kafe me shokë, po i kam thënë në grup parlamentar. Dhe duke qenë se ajo mungonte ajo deklarata e Partisë Socialiste, pra e kryetarit të grupit parlamentar në të cilën duhet të kishte ose do t'i njiheshin e drejta e opozitës për të bërë një proces të rregullt, unë nuk ka pasur asnjë dhe e gjitha kjo tjetra ka qenë, është marrë dhe kandidatët janë, janë njoftuar të gjithë që i kemi tërhequr firmat nga grupi parlamentar. Sepse do të bëjmë një proces të rregullt, të cilin...
© SYRI.net