Arrestime në bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Erion Veliaj iku, por jo modeli i tij 5D

Arrestime në bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Erion Veliaj iku, por jo modeli i tij 5D

22:11, 09/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ndalimeve dhe më pas lënies në masa të ndryshme të disa drejtorëve dhe zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, ka ardhur edhe një reagim i deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Me një reagim në Facebook, Këlliçi shkruan se, vazhdon praktika e qeverisjes në Bashkinë Tiranë me modelin e ndërtuar nga Erion Veliaj, i cili edhe pse vetë iku dhe është në burg, modeli i tij ‘5D’ vazhdon të funksionojë në bashkinë e kryeqytetit.

‘Lukunia e drejtorëve hajdutë në Bashkinë Tiranë duket se nuk ka fund. Nën modelin e ngritur nga Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, çdo tragjedi njerëzore kthehet në mundësi për të zhvatur qytetarët.

I tillë është rasti në Kombinat, ku me justifikimin e dëmeve nga tërmeti u ngrit në këmbë një sistem i tërë hajdut për të vlerësuar pallatet si të pabanueshëm dhe për t’i hapur rrugë lejeve të ndërtimit drejt klientëve të tyre,’ shkruan Këlliçi në Facebook.

Ai shton se kjo praktikë ka ndodhur mbi kurrizin e banorëve, të cilët u përballën me dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.

‘Sigurisht, e gjithë kjo mbi kurrizin e banorëve të cilët e gjenin veten në dhunën e shtetit, zhvendosjen dhe shpronësimin e padrejtë.

Gjej rastin të përgëzoj qytetarët e Kombinatit dhe Grupin për Mbrojtjen e Kombinatit (GMK) të cilët e kundërshtuan me forcë diktimin arbitrar dhe futjen brutale të duarve qeveritare në xhepat e tyre, në shtëpitë e tyre. Qëndresa juaj është shembull se si pushtetit të korruptuar i duhen prerë duart, para se të shkelë çdo të drejtë njerëzore e kushtetuese,’ thekson deputeti i PD-së në reagimin e tij.

Ai përmend edhe një rast konkret: ‘Sa për bandën e sotme, Ben Maloku, një prej yjeve të ekipit hajdut të Bashkisë Tiranë dhe i denoncuar prej meje në mënyrë permanente për më shumë se dy vite, mori atë që meritonte. Vjedhja e votave qytetarëve të Zall Herrit dhe jo vetëm, është një krim që nuk do të amnistohet kurrë.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco