Qendra të reja pritjeje? Balliu: Shqipëria, korridor i pakontrolluar për emigrantët, cenohet siguria kombëtare!

Qendra të reja pritjeje? Balliu: Shqipëria, korridor i pakontrolluar për emigrantët, cenohet siguria kombëtare!

14:55, 05/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat, Klevis Balliu ka reaguar ashpër pas planeve të qeverisë Rama për ngritjen e 20 qendrave të reja të emigrantëve në juglindje të vendit, Korçë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Balliu thotë se një vendim i tillë rrit rrezikun për komunitetet lokale, në një kohë kur rendi publik është në krizë, me policinë që nuk garanton dot sigurinë më elementare në qytetet shqiptare.

Balliut shkruan se i është drejtuar Ministrisë së Brendshme me  një kërkesë zyrtare me shkrim për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.

‘Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një korridor të pakontrolluar migrator ndërkohë që institucionet tona të rendit janë të mbingarkuara dhe të politizuara’, thekson Balliu në reagimin e tij në Facebook.

Lexo dhe: Rama kthen Shqipërinë në ‘kosh’ emigrantësh: Do ngrihen qendra pritje në këto qytete

Statusi i plotë:

Qeveria ka miratuar planin për ngritjen e 20 qendrave të reja të emigrantëve në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, pa transparencë dhe pa garanci sigurie. Ky vendim rrit rrezikun për komunitetet lokale në një kohë kur rendi publik është në krizë dhe policia nuk garanton dot sigurinë elementare në qytetet tona.

Të hapësh kampe me qindra persona nga zona të konfliktit, pa u konsultuar me qytetarët dhe pa një plan të qartë sigurie, pa transparencë, është papërgjegjshmëri e rëndë. Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një korridor të pakontrolluar migrator ndërkohë që institucionet tona të rendit janë të mbingarkuara dhe të politizuara.

Për këtë arsye, nën cilësinë e Zv. Kryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, i kam dërguar Ministrisë së Brendshme një kërkesë zyrtare me shkrim për informacion të detajuar mbi masat e sigurisë, kapacitetet e policisë, arsyetimin e vendimit dhe koston e projektit.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë çfarë po ndodh me sigurinë e tyre dhe pse qeveria merr vendime të tilla në mënyrë të fshehtë. Qytetarët kanë nevojë që Shqipëria të mos shndërrohet në vendin që lejon depozitimin e të gjithë emigrantëve të paligjshëm në botë.

Siguria kombëtare duhet të jetë prioritet absolut!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco