Deputeti i PD-së Gjin Gjoni publikon pamjet e përmbytjeve: Qytetarët janë braktisur nga pushteti vendor

20:47, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka publikuar pamje nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku thekson se situata mbetet kritike pavarësisht mbylljes së argjinaturës së Lagunës së Vainit.

Sipas tij, qindra banorë në Barbulloje, Rrilë, Mylte, Tale, Spiten dhe Tresh janë të izoluar prej katër ditësh për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Gjoni falënderoi kompanitë private që u angazhuan në operacionin për mbylljen e argjinaturës, por nënvizoi se dëmet në bujqësi dhe blegtori janë të mëdha, ndërsa urgjente mbetet sigurimi i bazës ushqimore për bagëtinë dhe krijimi i mundësive të lëvizjes për banorët.

Ai akuzoi Bashkinë e Lezhës dhe institucionet vendore për mungesë veprimi në terren, duke deklaruar se ‘zgjodhën propagandën në komente dhe statuse, në vend që të ishin pranë banorëve në momente të vështira’.

Deputeti ritheksoi se, sipas tij, përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e reshjeve, por e ‘mungesës së vëmendjes dhe keqmenaxhimit në zonën e mbrojtur të Vainit’. Sipas Gjonit, situata mund dhe duhej të ishte shmangur, ndërsa ‘pasojat po i paguajnë sot qytetarët e Lezhës’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco