Berisha: Veshi i mureve informon, Vlora Hyseni në krah të Lubisë

Berisha: Veshi i mureve informon, Vlora Hyseni në krah të Lubisë

19:23, 22/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një denoncim të fortë duke përdorur shprehjen ‘veshi i mureve informon’, lidhur me çështjen Belinda Balluku.

Sipas kryedemokratit, drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror Vlora Hyseni është vënë në krah të Belinda Ballukut. Kjo e fundit gjatë debatit 7 orësh me Edi Ramën në kryeministri, ka kërkuar me insistim që të mos emërohet askush tjetër në vendin e saj: ‘Më jep kohë se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë’.

Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Breaking Neës!

Veshi i mureve informon: Vlora Hyseni në krah të Lubisë!

Në debatin 7 orësh përveç të tjerash Lubia ka kërkuar me insistim: ‘Më jep ko se e zgjidh vetë në Gjykatën e Lartë, mos emëro dikë tjetër në vendin tim’.

Lidhja e Lubisë me Gjykatën e Lartë është Vlora Hyseni (SHISH).

Pyetja është: A ka ndërhyrë tek 5 gjyqtare të GJL personalisht SHISH për të favorizuar Llagamin me porosi të KM duke i shantazhuar?

A do përdorë këtë shantazh dhe për Belën?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco