Skandali që çoi në pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku po merr përmasa të tjera, duke ngritur një sërë akuzash ndaj qeverisë.
I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, deputeti i PD, Bledi Himçi tha se çështja e tenderave të paracaktuar në infrastrukturë, është cilësuar si maja e ajsbergut të një “organizate kriminale të mirëfilltë”, e cila sipas tij, drejtohet nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ka pasoja direkte deri te përmbytjet katastrofike që kanë goditur vendin.
Sipas ligjvënësit të PD, mbrojtja që kryeministri Rama po i bën krahut të tij të djathtë, duke e çuar çështjen e pezullimit të saj në Gjykatën Kushtetuese, nuk është gjë tjetër veçse një tentativë për të zvarritur drejtësinë dhe për të mbrojtur një skemë të gjerë abuzimi.
Për Himçin, Balluku ka vepruar me urdhër direkt nga kryeministri dhe se mbrojtja e saj është në fakt një mbrojtje që Rama i bën vetes.
Deputeti demokrat u ndal edhe te situata e rëndë e përmbytjeve në qarkun e Elbasanit, ku mungesa e theksuar e investimeve në infrastrukturën kritike, siç janë argjinaturat e lumenjve apo rrjeti energjetik, konsiderohet si rezultat direkt i keqmenaxhimit dhe vjedhjes së fondeve publike.
Kjo skemë, që pretendohet se përsëritet në çdo ministri dhe bashki, nga inceneratorët te tenderat e ARRSH-së, po krijon një klimë pashprese që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
Jemi para një mega skandali të madh dhe unë nuk e kuptoj se si vazhdohet dhe mbrohet me këmbëngulje më të madhe nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama me qëndrimet e tij për shkak të një mega vjedhje që ka ndodhur. Është marrë e pandehur, pra janë faktet nga SPAK, të cilët e kanë mbyllur hetimin për Belinda Ballukun dhe që moralisht duhet ta kishte larguar nga ky funksion nëse e ndjente veten jo të përfshirë dhe në qoftë se do e ndjente veten që edhe Belinda do kishte ngrënë kumbulla dhe dardha pas kurrizit të tij. Por sigurisht ato janë bashkë dhe prandaj është edhe mbështetja maksimale që i ndodh në këtë rast nga Edi Rama, duke kërkuar të gjejë artificë duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të zvarritur agoninë që ka kapur qeverinë, Edi Ramën dhe zëvendësen e tij Belinda Balluku.
Nisur nga kjo, unë konstatoj që SPAK vazhdon të jetë i brishtë kundrejt presionit të madh politik dhe pushtetit të madh që ka Edi Rama. Pse e them këtë? Për arsye sepse ne nuk jemi vetëm në një vepër penale e cila i referohet shkeljes së barazisë në tendera, për të cilët ka ngritur akuzë SPAK. Ne jemi para një strukture të vërtetë kriminale dhe në qoftë se SPAK do të kishte pasur vullnetin e plotë, duhet të kishte ngritur akuzën paralelisht për shkelje të barazisë në tendera, duhet të ishte akuza për korrupsion, duhet të ishim para një grupi të strukturuar kriminal apo më tutje përballë një organizate kriminale akoma më të theksuar, e cila kjo punë nuk është bërë vetëm. Këtu kemi Elvis Berberin, këtu sot kemi të në rastin e dytë dhe komunikimin e akuzës është edhe drejtori i ARRSH-së, zoti Gjyli, por njëkohësisht edhe drejtori i KESH-it, pra në këtë situatë në të cilën neve flasim jemi para një strukture, një grupi të strukturuar kriminal.
Ne nuk mund të flasim thjesht për t'i bërë një qokë Belinda Ballukut me gjithë këtë mega skandal që ka ndodhur. Këtu mund të kemi vepër penale që është fshehja e të të ardhurave dhe e pasurisë që ka sot Belinda Balluku. Prandaj, nisur nga kjo, SPAK vazhdon të jetë i brishtë duke kaluar formalisht një nen i cili në rrezikshmërinë e veprës së tij maksimumi është pesë vite, por nuk është kjo. Janë vjedhur paratë e shqiptarëve.
Sigurisht, këto janë argumenta pastaj si justifikime jo gjeopolitika apo histori të tjera që dalin nga ëh, të themi televizione pro Ramës apo nga analistë që sigurisht financohen nga Edi Rama. Por në situatën në të cilën ne ndodhemi, jemi para një, thashë edhe njëherë super vjedhjeje. Po ta vini re edhe në komunikimet të cilët janë bërë publike tashmë, ëh, në vetvete, zëvendëskryeministrja Balluku ndjehet nën presion. Pse e them këtë? Në përdorimin e fjalëve të tilla si 'palloshi i gjatë' apo fjalë akoma më tepër banale. Pra, çfarë tregon? Që ajo në lidhje me këtë lloj tenderi, sigurisht e ka ditur dhe rrezikshmërinë dhe shkeljen e ligjit, pra e ka bërë me koshiencë të plotë, por sigurisht e urdhëruar nga Edi Rama.
Kjo, po ta vini re, domethënë në komunikim me Berberin është një tension në një tension komunikues me të. Vazhdon të ta përcjellë me fjalë fyese sepse dëshira dhe vullneti ka qenë i Edi Ramës që ky ëh, kjo kompani të ishte e paracaktuar dhe e përzgjedhur, do të thoja, për sa i përket ëh aspektit të ëh komunikimit që kanë pasur mes Berberit dhe Belinda Ballukut. Por edhe nga ana tjetër, dhe në këtë tenderin tjetër të dytë që doli për lotin e katërt të Unazës së Madhe, përsëri është paracaktuar kompania fituese. Pra, në këtë situatë ne nuk jemi më vetëm për shkelje të barazisë së tenderave.
Ne jemi para një fakti të mirëfilltë, e cila në vetvete jemi para një grupi të strukturuar kriminal, ku koka e Meduzës është Edi Rama, është Belinda Balluku dhe të gjithë drejtorët që kanë qenë në varësi, të cilët kanë zbatuar urdhrat për këto mega skandale dhe këto vjedhje ëh të parave publike dhe që nuk dihen se ku kanë shkuar. Prandaj SPAK në qoftë se ka vullnetin e plotë, nuk mund ta ledhatojë atë thjesht edhe me një pezullim. Ajo duhet të ishte arrestuar. E them këtë, pse duhet të ishte arrestuar? Së pari, është përmendur që është prishja e provave që mund të ndodhi nga ëh persona të caktuar, nga vetë zëvendëskryeministrja dhe aktualisht ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, por edhe nga drejtorët, të cilët si masë i jepet vetëm arrest shtëpie, është e pafalshme.
Kur këtu jepet masa arrest me burg për një njeri i cili gjendet me 2 gram hashash, dhe burg pa afat, dhe për këto lloj personash jepet arrest shtëpie ose vetëm pezullim nga detyra. Kjo është e pafalshme me aspektin e dy standardeve që mban sot SPAK. Jo vetëm kaq, por jeni dhe në situatën tjetër, në të cilën mund të ekzistojë pjesa e krimit në vazhdim. Pse e them këtë krimin në vazhdim? Për faktin e vetëm sepse në këtë buxhet të 2026-ës, Belinda Ballukut i ishin besuar 70% e buxhetit të gjithë qeverisë apo të gjithë të ardhurave që është bërë planifikimi. Dhe kjo zëvendëskryeministre dhe ministre do të vazhdonte të tenderonte përsëri tendera të tjerë të prokurimit publik dhe mund të ekzistonte përsëri krimi në vazhdim, për sa i përket përzgjedhjes të paracaktuar të kompanive që do të fitonin tenderat. Ndaj, jo vetëm që ishte e domosdoshme pezullimi, por është masa më e butë që i bëhet Belinda Ballukut sot. Nisur kjo jo vetëm si jurist, por e parë kjo edhe në petkun e politikanit apo deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Sigurisht unë do të kërkoja me insistim që SPAK të rriste masat e sigurisë ndaj Belinda Ballukut. Këto janë masa thjesht qesharake dhe ëh Edi Rama për ta futur në kalendat greke, fillon dhe përdor, sepse është edhe vetë i përfshirë dhe ka frikë se Belinda Balluku do të shprehet lidhje edhe kush i ka dhënë urdhrin, gjen artifica ligjore për t'u shprehur dhe për ta marrë në konsideratë Gjykata Kushtetuese, si mund të ndodhi që një zëvendëskryeministre të pezullohet nga detyra, që është masa më e vogël e e sigurisë që i jepet Belinda Ballukut, për të mos vazhduar më mega vjedhjet në Ministrinë e infrastrukturës dhe energjitikës.
Kjo është haptazi, i nderuar, të mbrosh hajdutin. Hajduti mbron hajdutin. Mos harrojmë, nuk janë vetëm këto dy skandale që ka konstatuar SPAK. Këtu jemi kudo. Ju vetë, televizioni juaj ka konstatuar një mega vjedhje tjetër në lidhje me investimin në Vlorë prej 70 milionë eurosh, të cilët një pensionist, i punësuar pranë një kompanie, fiton tenderin e investimit prej 70 milionë euro. Nuk ka një skandal më të madh, një kompani fiktive, një person pa eksperiencë pune, një kompani e krijuar nga disa kompani të cilët pasi fitohet tenderi, të gjitha ja shesin pikërisht kësaj kompanie aksionet e veta në vlera minimaliste dhe mbetet një person që është në funksionin e magazinierit. A nuk jemi këtu përsëri para një vjedhjeje? A nuk jemi këtu më, jo më për shkelje të barazisë në tendera, por jemi para një grupi të strukturuar kriminal që SPAK nuk dëshiron ta klasifikojë si grup të strukturuar.
Në këndvështrimin tim nuk jemi as në grupin e strukturuar kriminal, por jemi para një organizate të mirëfilltë kriminale e cila vepron dhe është e mirë-strukturuar me kreun e Meduzës, e ritheksoj dhe njëherë tjetër, Edi Ramën dhe të gjithë ministrat që vijnë poshtë. Po këto lloj skandali ke në Ministrinë e Shëndetësisë. Po shikoni në, ndërkohë që onkologjiku nuk ka fonde dhe para për të blerë ilaçe, në fushën e QSUT-së ngrihet hotel. A thua ti kemi luksin për ngritje hotelesh brenda QSUT-së dhe nuk blihen ilaçe. Kjo është paradoksale dhe SPAK-u duhet ta hetojë në kompleksitet dhe ashtu siç thatë ju, në qoftë se administrohen të gjithë telefonat e ministrave, të jeni të sigurtë që aty do të dalin mega vjedhje në të gjitha krahët. E theksoj dhe njëherë tjetër, Edi Rama po kërkon të mbrojë Belinda Ballukun sepse duke mbrojtur Belinda Ballukun, mbron vjedhjen e tij që ka bërë në bashkëpunim me Belinda Ballukun.
Unë jo më shumë se sa dje kam bërë publike që një pjesë e konsiderueshme e fshatrave të Gramshit ka mbetur prej sot përfshihet, pra vazhdon të jetë pa energji elektrike, janë katër netë, katër ditë e katër netë pa energji elektrike të gjithë këto fshatra. Është mungesa e theksuar e investimeve në infrastrukturën qoftë energjetike, po qoftë edhe në infrastrukturën e argjinaturave të lumenjve, të cilët sigurisht kanë dalë nga shtrati, por asnjë masë nuk është marrë gjatë gjithë vitit 2025, asnjë investim nuk është bërë gjatë vitit 2025 në qarkun e Elbasanit dhe në shtatë bashkitë e saj. Ndaj ne jemi në një situatë që jemi në dorë të Zotit. Vetëm lusim Zotin që mos të ketë më shira më të rrëmbyeshme me fryrje të lumenjve, sepse çdo lloj gjëje ka dalë jashtë kontrollit.
Në Gramsh është gërryer... Për sa i përket lumit Devoll, ku po në, po në Gramsh po flas, është gërryer njëra këmbë e urës së Shën Mërisë që lidh një seri fshatrash dhe një seri komunash. Edhe kjo është një problematikë shumë e madhe dhe pikërisht, jo vetëm kaq, por ka edhe mungesë edhe të të ndihmës apo të sinjalistikës nga emergjencat, për sa i përket pjesës së kalimit të kamionëve të mëdha, një kamion aty mund të rrëzojë bashkë me urën në qoftë se kalojnë mjete të tonazhit të lartë.
Ndaj them që duhet patjetër një ndërhyrje maksimale dhe në investime, por edhe në investimet të cilat janë parashikuar në projekt-buxhetin e 2026-ës, po them, janë thërrmije ato investime që pretendohen të investohen, sigurisht në këtë lloj infrastrukture nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës. Dhe problematika më e madhe e cila ishte, i nderuar, që sigurisht kur relatohet në komisionin që unë jam nënkryetar i këtij komisioni, që është komisioni i burimeve natyrore, infrastrukturës, energjitikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm, sigurisht prezantohet projekt-buxheti nga zëvendësministrja dhe jo nga ministrja, që është një shkelje tjetër e rëndë, ku e ka detyrim ligjor dhe për sa i përket edhe rregullores së Kuvendit ku ministrat vijnë dhe relatojnë në lidhje me projekt-buxhetin dhe ka ëh, të themi, mungesë të theksuar të investimeve, ka një mungesë të strategjisë se ku të shpërndahen këto lloj investimesh.
Pra janë në qoka që i bëhen ëh investimeve në Elbasan dhe sigurisht janë investime që nëse shikojmë aspektin e prioriteteve duhet të ishin të tjera investime. Elbasani nuk ka nevojë për pista Formula 1 kur i mungojnë gjërat jetike. Kur i mungojnë argjinaturat e lumenjve, kur mungojnë rrugët e asfaltuara që lidhin qytetin me fshatin, kur mungojnë pjesa e investimeve dhe ëh përsa i përket kanalizimeve dhe këtu theksoj që bashkitë janë mbifryrë nga patronazhistë dhe të gjithë lekët e investimeve që përdoren në pushtetin lokal për pastrimin e kanaleve ëh vaditëse, për pastrimin, sistemimin e e përrojeve apo aspekte të tjera, këto përdoren si para për patronazhistët që sa herë vijnë zgjedhjet, sigurisht ato lëvizin gjatë gjithë ditës dhe punojnë, është një, të themi ëh, administrata është kthyer totalisht politike dhe nga ana tjetër, edhe po të vëmë re edhe vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, janë aspekte që konstatohen edhe nga raporti i DASH në lidhje me Shqipërinë, për këto problematika që unë sapo ngrita.
Nga ana tjetër, të mos zgjidhësh problemin e bypass-it dhe të mos kesh asnjë planifikim apo asnjë parashikim, bypass-i i Elbasanit i cili i jep rrugëzgjidhje jo vetëm qarkut të Elbasanit, për ngarkesën që krijohet, por edhe qarkut të Korçës dhe të gjithë boshtit të jugut të Shqipërisë, e cila tashmë është kthyer në një gangrenë dhe investimet shkojnë zgjerimi i rrugës Elbasan-Peqin, duke u bërë me dy korsi ikje dhe dy korsi ardhje. Domethënë, për mua ka një mungesë të analizës dhe nga ana tjetër po hanë miliona miliona euro kompani shumë afër Edi Ramës për sa i përket pjesës së investimeve të Formula 1, unë nuk arrij ta kuptoj dot që kjo qeveri vazhdon dhe merret me fasadën dhe nuk merret me thelbin dhe me gjërat jetike që sot vuajnë shqiptarët dhe sigurisht shqiptarët kanë zgjedhur të largohen për arsye të pamundësisë më, qoftë të jetesës, por edhe të shpresës se këtu në këtë vend mund të bëhet. Sigurisht ka ndodhur edhe në fryrjen e lumit Shkumbin, kemi përmbytje në zonat e fushore ku Shkumbini ka marrë shumë tokë bujqësore edhe për shkak të mungesës së argjinaturave, qoftë në bashkinë Librazhd, qoftë edhe në bashkinë Elbasan. Problematikat janë nga më të mëdhatë dhe sigurisht që thashë edhe njëherë tjetër, ne lutemi që vetëm i shpresojmë që këto reshje të mos vazhdojnë gjatë, sepse situata do të jetë akoma më katastrofike.
© SYRI.net