Eksperti i ekonomisë Nikola Kedhi, i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka komentuar buxhetin e vitit 2026, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama si ‘buxheti më i madh në histori’.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Kedhi u shpreh se, rritja e taksave ndër vite nga qeverisja socialiste ka sjellë një buxhet më të madh, por kjo nuk reflekton një rritje reale të ekonomisë, e cila sipas tij ka shënuar ulje në shumicën e fushave.
‘Rritja e taksave ndër vite nga qeverisja socialiste e Edi Ramës ka sjellë dhe rritjen e buxhetit, sepse ekonomia në fakt ka shënuar ulje të vazhdueshme të shumicën e fushave të saj,’ tha Kedhi.
Ai vlerësoi gjithashtu rolin e opozitës gjatw diskutimeve tw buxhetit nw komisionet e Kuvendit.
‘Oponenca e Partisë Demokratike, e opozitës në tërësi dhe në komisione, unë kam qenë vetë dëshmitar në shumicën e rasteve, ka qenë shumë cilësore, duke e vënë në pozitë mazhorancën, dhe mua më vjen mirë që partia, grupi parlamentar i Partisë Demokratike është ngritur në këtë nivel duke bërë këtë oponencë.’
Eksperti shpjegoi se madhësia e buxhetit nuk është një indikator i mirë i performancës ekonomike.
‘Thuhet që është buxheti më i madh të paktën në shifra, në letër është buxheti më i madh. Po është një fakt që ndoshta edhe ata që na dëgjojnë dhe në diskursin publik nuk është thënë, po nuk besoj se duhet të krenohet qeveria që është buxheti më i madh, sepse me 2-fishim, 3-fishim taksash që ka ndodhur në këto 10 vitet e fundit, në kohën e Partisë Demokratike ka qenë taksa e sheshtë 10%. Ndërkohë që tani taksat janë rritur përgjatë kësaj dekade, duke u dy dhe trefishuar, buxheti i shtetit prapë merr të njëjtën përqindje të ardhurash në krahasim me prodhimin e brendshëm bruto. Nuk ka pasur ndonjë rritje të të ardhurave qeveritare në krahasim me PBB-në. Ndaj nuk është për t'u krenuar që është buxheti më i madh.’
Ai shtoi se qytetarët kanë të drejtë të presin që taksat të kthehen në shërbime publike dhe mbështetje për sipërmarrësit, por sipas tij kjo nuk po ndodh.
‘Së dyti, çfarë bëhen me këto taksa? Qytetarët shqiptarë me të drejtë mund të presin që këto taksa të kthehen në shërbime publike për ta, në lehtësim të jetesës së tyre, në mundësi për sipërmarrësit për të vënë në zbatim idetë e tyre, për të çliruar energjinë dhe potencialin ekonomik të çdo qytetari shqiptar. Ndërkohë ndodh krejt e kundërta.’
Kedhi përmendi veçanërisht recesionin e sektorit të bujqësisë dhe rënien e industrisë.
‘Sot kemi një situatë të tillë kur bujqësia është në recesion prej 5 vitesh. Unë mund t'ua jap dhe shifrat, po pa u futur në detaje, ka që prej 2020-ës që bujqësia tkurret. Pra nuk është ngadalësuar rritja e bujqësisë. Bujqësia, për zotin Klosi, po dhe për qytetarët shqiptarë më së shumti, bujqësia ka rënë, është tkurrur pra, është zvogëluar, vetëm në tremujorin e dytë të 2025-ës me 2.5%. Ndërkohë industria ka rënë me 1.8%, vetëm në tremujorin e dytë. A është shumë kjo si shifër, pse? Po në qoftë se, ne po përpiqemi të bëjmë edhe një, në qoftë se është rënie, është rënie, është zvogëlim. Pra, në vend që të rritej, dhe mund të kesh rritje me norma më të larta, mund të kesh rritje me norma më të ulëta.’
© SYRI.net