‘Kultura me buxhet në rënie’/ Zhupa: Tirana, kryeqytet i vetëm europian me gjithë institucionet kulturore të mbyllura

‘Kultura me buxhet në rënie’/ Zhupa: Tirana, kryeqytet i vetëm europian me gjithë institucionet kulturore të mbyllura

18:32, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e PD, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Kulturës, u ndal pikërisht te buxheti i kulturës në një pjesë të fjalës së saj në Kuvend.

Në fjalën e saj, Zhupa shprehet se kultura ka ulje me -3.4%.

Pjesë nga fjala e saj në kuvend:

Elementi më i rëndësishëm i funksionimit të institucioneve jane shpenzimet korrente qe ulen për kulturën me –3.4%.

Shpenzimet korrente financojnë:• programet kulturore,• eventet publike,• institucionet e artit,

* muzetë, • trajnime/certifikime turistike, • promovimin dhe marketingun,• kontrollin e cilësisë,• institucionet lokale të kulturës. Shpenzimet korrente janë baza e sektorit. fundit.

Një ministri që ul korrentin nuk mund të rrisë aksesin kulturor apo turizmin gjithëvjetor. .Trashëgimia Kulturore — investim minimal, i fragmentuar, i paorientuar dhe me prioritete të paqarta

Edhe pse trashëgimia kulturore është një shtyllë e turizmit dhe identitetit kombëtar, investimet e parashikuara për vitin 2026 janë të ulëta duke mos dhënë asnjë efekt real për zhvillim. Financimi i brendshëm për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzeumet është vetëm 175 milionë lekë, të ndarë në projekte të vogla dhe të paorientuara drejt zhvillimit afatgjatë.

Sot peizazhi i mbrojtur i Butrintit do të ketë një godinë japoneze se çfarë lidhje ka kjo këtë e di AADF-ja.

Sado që mburreni me numrin e turistëve po u kujtoj që në Tiranë është gropë Teatri Kombëtar, është i mbyllur Muzeu Kombëtar, nuk funksionon Galeria e Arteve, cirku i vetëm është ai që bëjnë këta pas shpinës sime. Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë që nuk i ka funksionale institucionet bazë të kulturës.

Nuk ka institucione kulturore që u pergjigjen nevojave të qytetarëve dhe turistëve. Nuk ka infrastrukturë minimale, nuk ka kalendar artistik..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco