Rama ka ngrënë ‘dardha e mollë’ pas kurrizit Belës!

Rama ka ngrënë ‘dardha e mollë’ pas kurrizit Belës!

18:31, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ylli Dylgjeri

Më fund, doli kush na i vjedh frutat! Më në fund doli kush na i ha pas shpine ato.

Më në fund doli hajduti!

Deri dje Rama na thoshte: Nëse Ne nisemi për një betejë të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim këpusin edhe dardha dhe mollë për t’i futur në trasta mbas shpinës time, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, e kanë me drejtësinë.

Po tani që u vodhën ‘frutat’?

Kush i mbushi trastat?

Ku janë 83 milion dollar minus për një tunel?

Ku janë 2 urat?

Pse se le KLSH-në të auditojë?

Pse se le Drejtësinë?

Pse se le Shtypin të pyesë?

Gazetari investigativ Antoine Harari, i cili pak ditë më parë botoi në ‘Follow the Money’ një artikull ku e cilësonte Shqipërinë si narkoshtet, i ftuari i radhës në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën,

foli gjerësisht për investigimin e tij, vizitat në Shqipëri, dhe vështirësitë që hasi gjatë kërkimit të informacionit nga institucionet shtetërore shqiptare. Sipas tij, as Kryeministria, as SPAK, e asnjë institucion tjetër nuk iu përgjigj kërkesave të tij zyrtare për informacion!

I hapim kapitujt për në Evropë, por

si hapim letrat që i kemi bërë gropë!

Atëhere po ju pyes Unë taksapaguesi:

Pse nuk e pranoni interpelancën?

Pse e mërzitet Belën?

Pse e nxive Belën?

Pse merr sot mungesa Bela?

Pse s'vjen në Kuvend Bela?

Pse del nga prapa PS-së Bela?

Pse të thërret Pallosh Bela?

A bën dot një po.. dhe Bela pa lejen tënde?

Mirë, meqë s’merresh me pordhë,

dil e thuaj:

Kush e dhjeu Tunelin e Llogarasë?

Kush i vodhi lekët e Tunelit?

Se Bela më në fund doli se nuk është belaxhije.

Ti je autori?

Ti i hëngre dardhat e mollët?

Një fjalë e mençur thotë: Hajdut lind, hamall bëhesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco