'Buxheti i shkon ministrisë që vjedh më shumë'/ Balliu akuzon Ballukun, drejtuesja e seancës dënon deputetin e PD, e rrethon garda

16:40, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca plenare e sotme, e fokusuar te diskutimi i buxhetit të vitit 2026, u zhvillua në një atmosferë të ngarkuar, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes deputetëve dhe drejtimit të seancës.

Deputeti i opozitës, zoti Klevis Balliu, kërkoi në mënyrë të përsëritur fjalën për procedurë, duke theksuar nevojën për respektimin e rregullores parlamentare dhe garantimin e të drejtës së fjalës për çdo deputet.

Zv.kryeparlamentarja i heq përkohësisht të drejtën e fjalës deputetit Balliu.

Megjithatë, të dyja palët nënvizuan në mënyrën e tyre rëndësinë e kësaj seance për qytetarët, duke qenë se buxheti përbën një nga dokumentet më të rëndësishme për planifikimin financiar të vendit.

Debati në Kuvend:

Balliu: Vjedhjet me aeroportin, vjedhja në tunelin e Llogarasë. Pse nuk çoheni ju ministrat e tjerë? Sepse jeni bashkëpunëtor në krim. Juve nuk iu intereson për qytetarët. Qëkur ky buxhet i jepet ministrisë me vjedhjet më të mëdha. Ju keni rritur kostot e jetesës.

Zoti Balliu, ju lutem, mos më detyroni që të kaloj në heqjen e të drejtës së fjalës. Ju lutem, uluni. Ju lutem, uluni në vendin tuaj.

Balliu: E kërkova fjalën sipas rregullores.

Zv.kryeparlamentarja:  Atëherë zoti Balliu, në bazë të nenit 64 pika 2, ju heq të drejtën e fjalës. Zoti Balliu, ju kam hequr të drejtën e fjalës.

Zoti Balliu, ju lutem, uluni, ju kam hequr të drejtën e fjalës.

Zoti Balliu, ju lutem, uleni, mos prishni seancën.Zoti Balliu, ia kam dhënë fjalën ministrit Demo

Zoti Balliu, ju kam hequr të drejtën e fjalës. Ju lutem, uluni në..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco