Strazimiri shpërthen në Kuvend ndaj Peleshit: Kur nuk të fyen prezenca e Belinda Ballukut…

14:34, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra lidhur me standardet e etikës dhe gjuhës së përdorur në sallë. Deputeti demokrat Gent Strazimiri e cilësoi si "fjalorin e papërsëritshëm të Belinda Ballukut".

Sipas tij, ky fjalor është një fyerje për sallën e Kuvendit kur përdoret nga vetë ministrja. Është fyerje për këtë sallë ai fjalor që ajo përdor me varësit e saj," deklaroi Strazimiri.

Deputeti demokrat vuri në pikëpyetje logjikën e ndëshkimit, duke theksuar se nëse prania dhe fjalimet e vetë Ballukut nuk konsiderohen fyese, atëherë as citimi i fjalëve të saj nuk duhet të përbëjë problem.

Në një moment të fjalës së tij, Strazimiri bëri një krahasim të fortë me parlamentarizmin anglez, duke sugjeruar se shkelje të tilla të etikës atje do të kishin pasoja ekstreme. "Në Angli do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm deputetët, sepse në këtë mënyrë funksionon parlamentarizmi aty ku ka lindur," tha ai, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së dekorit parlamentar.

Gent Strazimiri: Zoti kryetar, keni të drejtë, në asnjë parlament, do t'ju jap të drejtë. Në asnjë parlament nuk e ka kompetencën kryetari, një zëvendës kryeministri, një ministër apo një deputeti ta përzërë nga salla pse është i pandehur.

Keni shumë të drejtë. Ashtu sikurse në asnjë parlament të botës, duke nisur nga ai anglez, parlamenti i parë në botë, nuk ka qetësi laboratorike,  sepse kështu ka qejf Taulant Balla.

Në Angli do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm deputetët, sepse në këtë mënyrë funksionon parlamentarizmi aty ku ka lindur. Po, jo,  kjo është. Në atë sallë, ti do t'i kishe dënuar me burgim të përjetshëm.

Përsa i përket rastit të zotit Shehaj, unë nuk isha në seancë. Nuk isha, jo, nuk isha në sallë dhe nuk e di se çfarë ka bërë më shumë. Di t'ju them që bëtë mirë që e paralajmëruat, ndërkohë që foli për procedurë. Ai citoi fjalorin e papërsëritshëm të Belinda Ballukut. Është fyerje për këtë sallë, ai fjalor që ajo përdor me varësit e saj. Nuk kishim pse të na e riprodhonte këtu zoti Shehaj. Por duke qenë se, ky standard i vendoset dhe unë u ndjeva keq kur dëgjova fjalët që përmendte Belinda Balluku dhe e citonte zoti Shehaj. Duke qenë se në këtë sallë foli vetë Belinda Balluku, askush s'u fye, mirë është ta vendosësh standardin, thirrje zotit Shehaj se nuk bëri asnjë gjë, veprim parlamentar ka qenë, në fund të fundit citoi Belinda Ballukun.

Kur nuk të fyen prezenca e Belinda Ballukut në këtë sallë, me gjithë fjalorin që dhe ti e di që e ka, sepse e ka dhe privatisht, tash është dhe proceduriale, nuk ka pse do të fyejë fakti që e citon nga e para Agron Shehaj. Në qoftë se do të zbatosh rregulloren dhe parlamentarizmin. Faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco