21-janari

21-janari

12:19, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Erges Eskiu/

Prej 14 vitesh bëhet zhurmë për 21 janarin, për ta përdorur atë për politikë, por jo për ta zbardhur çështjen në vetvete. 21-janari u hetua dy vitet e qeverisjes së PD, nga prokurorja Ina Rama, kundërshtare me Sali Berishën dhe pati dënime me burg.

Ish-kryeministri Berisha i ka cilësuar ato vrasje, si vrasje shtetërore, për të dëmshpërblyer familjarët e viktimave, por prej 12 vitesh , që Rama ka ardhur në pushtet, kjo ngjarje vetëm është përdorur dhe përdoret për politikë, por kurrë nuk u hetua nga fillimi në fund edhe pse Rama e kontrollon drejtësinë e ku çdo shqiptar sheh se për çdo dosje kundër drejtuesve të opozitës, Edi përdor gjyqtaren e dëbuar dhe dënuar nga shteti grek, gjyqtaren që falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Irenen me tre mbiemra.

Çdo njeri që mund të rendisë vetë faktet apo do të lexoj me qetësi çfarë është shkruar deri në fund, do të kuptoj vërtetë çfarë ka ndodhur në 21-janar dhe pse Berisha është i qetë dhe Rama nuk guxon ta hetojë të ngjarjen?!

Kjo psikanalizë e shkurtër dhe deduksioni logjik tenton të ndihmojë të vërtetën e asaj ngjarje, meqë populli mashtrohet nga propaganda qeveritare dhe prokurorët përdoren politikisht për interes të pushtetit.

-Para 21-janarit, pati disa protesta të tjera, ndërsa ajo ishte më e dhunshmja.

Në datën 20 janar, Edi Rama ka deklaruar publikisht - Nesër do ketë gjakderdhje. Pra Rama kishte dijeni se do kishte vrasje, por si e kishte këtë dijeni? Kishte marrë info apo po shkonte për të vrarë njerëz?

Po të shkojmë më tej në psikanalizë. Edi Rama është një person që konsumon substanca psikotrope (kokainë), pra është një karakter i dobët dhe i paaftë të menaxhoj vetveten dhe njerëz të tillë në momente të caktuara mund të bëhen shumë të rrezikshëm, madje dhe vrasës dhe ka qenë koha kur Rama ishte në kushte shumë të vështira sa lutej te ndërkombëtarët për ndihmë, sepse nëse nuk do kishte sukses aksioni i tij me protesta, ai nuk vinte më në pushtet dhe karriera e tij politike do digjej.

Fakt tjetër publik është që atë kohë Rama e etiketonte Sali Berishën si njeriun që do të bëhej mbret (Nëse merr edhe një mandat “maloku” nuk zbret më nga kali, do bëhet mbret). Pra një gjuhë raciste që frymëzonte mllef tek militantët e vet dhe në mbarë shoqërinë për të nxitur dhe përligjur dhunën që Rama kishte planifikuar të bënte në 21 janar?!

Retorika e Edi Ramës, atëkohë drejtues i opozitës, ishte e tillë që e karikonte turmën e protestuesve drejt dhunës dhe gjakderdhjes.

Vijmë tani te simbolika e 21-janarit. Pse kjo datë dhe këtu vjen e bukura e kësaj ngjarje edhe pse duket konspirative, por kështu funksionojnë mendjet e dobëta si Rama?!

Në 21 janar 1793 është vrarë Mbreti Luigji 16 në Francë dhe si një njeri që ka jetuar në Francë, i kompleksuari dhe i eturi për pushtet, Edi Rama organizoi një protestë të dhunshme, me shpresën se historia do e ndihmonte dhe ai do bënte revolucion si francezët, duke prerë kokën e Sali Berishës “mbretit” shqiptar?!

Nga ana tjetër, komandantin e grupit të zjarrit Agron Malaj, Rama e mori dhe e bëri Kryetar Bashkie në Mat. Si mundet që njeriun që vrau njerëzit e tu, ta marrësh e ta bësh të parin e Matit?

A nuk kishte burra të tjerë PS Mat për ta kandiduar për Kryetar Bashkie, që Rama duhet të shkelte mbi gjakun e njerëzve të vet?

Pse duhej marrë pikërisht Agron Malaj? A ka patur marrëveshje Rama me Malajn, vrit për mua dhe unë do të shpërblej?

Sot Agron Malaj është deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe familjarët e viktimave më në fund e kuptuan se njeriu tek i cili besonin është njeriu që shkeli mbi gjakun e njerëzve të tyre të shtrenjtë dhe pyetja është:- A ishte vendosja e Agron Malajn Kryetar Bashkie, marrëveshje për t’i mbyllur gojën atij, që të mos fliste për 21-janarin? Pse Rama nuk pranoi prokurorët e huaj, për ta hetuar të gjithë ngjarjen nga organizatorët e saj deri te përgjegjësit e mbarëvajtjes së protestës?

Të gjitha këto pyetje, do duhej t’i japë përgjigje prokuroria, por mjaft me teatër politik se është kriminale, është tallje e madhe me viktimat e 21-janarit, familjarët e tyre, që Rama e bën edhe sot më vitin e 13-të të qeverisjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco