Vjedhjet e Ballukut/ Rama: Bëmë korrupsion me tunelin e Llogarasë si në vendet e BE-së, janë keqmenaxhuar 1 miliardë euro

Vjedhjet e Ballukut/ Rama: Bëmë korrupsion me tunelin e Llogarasë si në vendet e BE-së, janë keqmenaxhuar 1 miliardë euro

12:05, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i rilindjes më në fund ka shkuar në parlament. Sa herë që ka probleme të mëdha ose në partinë e tij ose me SPAK që ka hapur ndonjë “plagë” nga vjedhjet e mëdha, ai rrotullohet e futet në sallën e kuvendit që të përdorë foltoren e kuvendit për të mbrojtur vetë sistemin e tij të korruptuar që e ka marrë peng.

Gjatë fjalës së tij pasi lëshoi akuza për opozitën Edi Rama ka nxituar që të lëshoje edhe ndonjë tymnaje mbi aferën e ditëve të fundit ku zëvendësja e tij është marrë e pandehur dhe nën hetim nga SPAK, ndërkohë që vijon të jetë në detyrë e të firmos edhe për tendera të tjera.

Rama: Sa i përket tunelit të Llogarasë 50 mln është si ai 450 mln i inceneratorëve, ndërkohë rrini fort ligjit andej. Ndërkohë natyrisht që sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe që pastaj kur dalin në rrugë mbeten kashtë e k*qe siç më thanë se kishit mbetur para dy netësh.

E fundit që kam është kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë. Dua t’i them shqiptarëve se OLAF-i, i cili bën hetime për llogari të KE, për vitin 2019 dhe 2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë sic ka gjetur në Shqipëri vetëm në këto vende, Luksemburg, Maltë, Qipro, irlandë dhe Holandë. Ndërkohë që shumta e vendosur nga OLAF përpara vendeve të tjera të BE, që nga Italia, Greqia, Hungaria e Portugalia, Danimarka e Estonia, Polonia, Rumania është mbi 1 mld euro, që në konsideratë ne zyrës së hetimit të BE, janë të keqadministruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco