Zhupa: Delvina në situata emergjente nga përmbytjet, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë

Zhupa: Delvina në situata emergjente nga përmbytjet, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë

11:39, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar një video nga situata e përmbytjeve sot në Delvinë. Zhupa shprehet se situata është e vështirë në rrugët e bllokuara, në urat e bllokuara dhë në përmbytje të tokave bujqësore.

Ina Zhupa kërkon një ndërhyrje urgjente të shtetit. “Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë, por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët” e mbyll reagimin deputetja demokrate. 

LEXO EDHE: Përmbytje masive në Delvinë, zona të tëra të izoluara

Reagimi i plotë:

Situata në Delvinë është tejet e vështirë për shkak të përmbytjeve!

Rrugët janë të bllokuara, dëmet janë të shumta dhe ujërat e shiut kanë vërshuar në drejtim të banesave. Ura e Vanës vazhdon të jetë e bllokuar, rrugët e fshatrave të tërë janë të pakalueshme.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit. 

LEXO EDHE: Situatë e rënduar nga rreshjet në bashkinë Delvinë, 3 shtëpi të përmbytura

Nuk është vetëm pjesë e fatkeqësisë natyrore por pjesë e fatkeqësisë politike, të parave që nuk shkojnë për investime në kanalet kulluese dhe në infrastrukturë të ujrave në qytete dhe fshatra por minimalisht të reagojnë në menaxhimin e emergjencës dhe të mbrojnë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco