Pasi ka bërë gati faljen e gjobave dhe detyrimeve për të gjithë oligarkët e tij dhe bizneset pranë qeveritarëve të korruptuar të rilindjes, Edi Rama u paraqit në Kuvend si një shpëtimtar i madh kur tha se do të rriten edhe rrogat minimale. Paga të cilat janë akoma shumë të ulët në krahasim me rajonin edhe pas “rritjes” së bujshme që premton Rama.
Ai gjatë fjalës së tij përmendi disa prej të dhënave të nxjerra nga EUROSTAT dhe FMN të cilat vlerësojnë vendin tonë për progres ekonomik. Sipas Eurostat, Shqipëria ka rrezik më të ulët për varfëri sesa Serbia, Turqia dhe Malit të Zi. Shqipëria është më pranë mesatares së BE. Sipas FMN, tha se Shqipëria është ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë ne Evropë me politika fiskale dhe monetare të kujdesshme.
A ka tallje me të madhe se kjo me shqiptarët. Kur nje pensionist merr vetëm 150 euro në muaj e më të cilët nuk mbulon dot as ilaçet që i duhen për tu kuruar.
A ka tallje me të madhe se sa të shfrytëzosh për propagandë publike disa shifra që në shumicën e rasteve nuk kanë asnjë lidhje me realitetin shqiptar.
A ka tallje më të madhe se kjo kur shikon që një familje e thjeshte nuk do të mundet kurrë të blejë një apartament e kreu i qeverisë vjen në kuvend me projektin e faljes se detyrimeve prej 2 miliardë eurosh për oligarkët e tij.
Kjo ishte e reja e buxhetit dhe paketës fiskale. Falje për ata që e ndihmuan të vjedhë zgjedhjet e 11 majit dhe tallja e rëndomtë me shqiptarët.
© SYRI.net