Partia Socialiste rrëzoi sot kërkesën e PD për mocion me debat për minimumin jetik.
Kërkesa u bë nga PD në konferencën e kryetarëve dhe i kërkoi Kuvendit të vendoset me votim të hapur.
"Pas 13 vitesh në pushtet, sipas saj, mazhoranca nuk siguron një jetesë dinjitoze për qytetarët, ndërsa 40% e shpenzimeve familjare shkojnë për ushqime, çmimet e të cilave kanë arritur në 92% të nivelit të Bashkimit Evropian. Pensionistët janë sot shtresa më e varfër, 55% e familjeve nuk mbyllin dot muajin dhe një rritje prej 20 lekësh në ditë për pensionistët cilësohet nga deputetja si fyese dhe e pamjaftueshme" tha deputetja e PD-se, Jorida Tabaku.
Tabaku kritikoi gjithashtu parlamentin për miratimin e ligjeve dhe projekteve koncesionare që favorizojnë pakicën, ndërkohë që fondet për minimumin jetik devijohen nga korrupsioni, duke përmendur “taksa korrupsioni” të projekteve si tuneli i Llogarasë dhe inceneratorët.
"Një pension fshat sot është 6.000 lekë.
Çfarë mund të bëjë një pensionist fshati me 600 lekë?
Dhe çfarë thotë qeveria shqiptare?
Do ju a rris 20 lekë në ditë.
Çfarë mund të bëjë një pensionist me 20 lekë më shumë në ditë?
Kush ka prindër në shtëpi që marrin pensionin, çfarë mund t'i bëjë më shumë 20 lekë në ditë?
Çfarë, si mundet një pensionist që të jetojë e të mbyllë muajin me 20 lekë në ditë?
Ky parlament është mbledhur e ka miratuar shumë ligje në favor të pakicës.
Ka miratuar ligje, kanë kaluar këtu kontrata koncesionare.
Ka miratuar ligje të cilat kanë qenë në dëm të qytetarëve.
Kemi miratuar aeroportin e Vlorës.
E keni miratuar në fakt, se ne nuk e kemi votuar"
Kreu i grupit PS-se, Taulant Balla nuk e pa të arsyeshme mocionin me debat për minimumin jetik
Minimumi jetik, është pjesë e diskutimit të buxhetit, eshte strategjia juaj për të marrë 10 minuta kohe. Me votat e maxhorances u rrëzua kërkesa e PD-së për mocion me debat.
© SYRI.net