Belinda Balluku është shfaqur ditën e sotme ne Kuvend, prania e saj e parë në sallë pas akuzave për korrupsion të ngritura nga SPAK.
E privilegjuar nga SPAK, pa asnjë masë sigurie, për shkak të mbrojtjes që i ka dhënë Rama, Balluku ndodhet në të njëjtën detyrë dhe zyrë për të cilën akuzohet se ka kryer korrupsion, një privilegj ekskluziv që u ofrohet miqve të afërt të Ramës.
Në pamje shihet Balluku teksa mban në dorë ipad dhe diçka lexon në të, ndërsa Rama rri i heshtur dhe dëgjon fjalimin e deputetëve që kanë marrë fjalën për diskutim për projektbuxhetin.
© SYRI.net