'Shqipëria injoron direktivat e BE-së'/ Begeja: Mikrobirraritë shqiptare kërkojnë taksim të drejtë dhe zbatimin e direktivave europiane

10:20, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pavarësisht aspiratave për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, Shqipëria duket se po injoron direktivat thelbësore që mbrojnë prodhuesit e vegjël.

Image

President i Shoqatës së Mikrobirrarive Artizanale Shqiptare, Xhimi Begeja, nga studioja e 'Kafe Shqeto' tha se direktiva europiane, si ajo 92/83, e bëjnë të qartë nevojën për një taksim të diferencuar bazuar në vëllimin e prodhimit, një masë që favorizon artizanët dhe bizneset e vogla.

"Ne kërkojmë që të zbatohen direktivat europiane. Problemi nuk është të shpikim, por të marrim modelet që funksionojnë," u shpreh Begeja.

Ai bëri një krahasim të hidhur me vendet fqinje dhe ato europiane. "Në Mal të Zi, akciza është 5 euro, ndërsa ne e kemi 35 euro. Me Gjermaninë, diferenca është 30-fish," tha ai, duke ilustruar absurditetin e situatës.

Prodhuesit argumentojnë se ata nuk po kërkojnë subvencione apo lëmoshë, por thjesht zbatimin e modeleve të drejta dhe të provuara europiane që do t'u lejonin të mbijetonin dhe të konkurronin në mënyrë të ndershme në treg.

Deklarata për Kafe Shqeto:

 

"Akciza është një taksë mbi taksën që shërben për të mbrojtur ambientin. Ne jemi të lodhur dhe të mërzitur nga unifikimi i akcizës për birraritë e vogla, që ishte jashtë logjike.

Shumë anëtarë të shoqatës tonë janë demoralizuar; disa fabrika të vogla familjare kanë mbyllur.

Kemi bërë shkresa për shtetin për të rishikuar buxhetin. Ne jemi korrekt, paguajmë taksat dhe siguracionet dhe nuk kërkojmë subvencione.

Taksa duhet të jetë e drejtë dhe pa hile.

Konsumimi i birrës ka ndryshuar nga 33% te 67% birra e importit. Nuk mund të taksohemi njësoj si birraritë e mëdha.

Është sikur prodhimi i një hekuri nga një kovaçan të taksohet njësoj si fabrikat e mëdha.

Ky është problemi filozofik, si dhe me prodhimin e djathit. Ne jemi të vegjël, por shtojmë vlerë për turizmin dhe ekonominë.

Prodhuese të birrës taksohen me akcizë për arsye se birra është produkt i përhapur.

Për verën, në vendet prodhuese nuk ka akcizë të lartë. Në Shqipëri, akciza e verës është 20 herë më e lartë se në vendet e tjera.

Kemi propozuar rimbursim të akcizës për të qenë korrekt. Akciza duhet të ndihmojë shëndetin dhe të mbrojë të rinjtë nga konsumimi i alkoolit nën moshë.

Rimbursimi i akcizës do të mbështeste prodhuesit vendas. Doganat kanë marrë rreth 64-65 milionë euro nga akciza, për vitin e ardhshëm parashikohet 74-75 milionë euro.

Akciza e verës shqiptare është më pak se 2 milionë euro. Ne japim pesë herë më shumë për TVSH dhe sigurime.

Diferencimi i taksimit sipas litrave dhe prodhimit është më i drejtë. Prodhuese të vegjël nuk e përfitojnë ekonominë e shkallës si kompanitë e mëdha.

Një hektolitër verë në Shqipëri ka akcizë 35 euro, ndërsa në Mali i Zi është 5 euro. Duhet të zbatojmë direktivat europiane për taksimin e diferencuar sipas prodhimit.

Turisti duhet të konsumojë pijet dhe ushqimet tradicionale. Birrat artizanale kanë kosto dy herë më të lartë se birrat industriale.

Tregu shqiptar nuk është gati për shijen e veçantë të birrave artizanale.

Rimbursimi i akcizës dhe subvencionimi i artizanëve do të ndihmonte prodhimin vendas dhe punësimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco