'Keni manipuluar sistemin', Boçi - Peleshit: Deputetët s'ishin në sallë, e keni shënuar 'nuk votoi', është e qëllimtë

10:19, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka shpërthyer në akuza teksa Kuvendi nisi punimet këtë të mërkurë, duke vënë në shënjestër kryeparlamentarin Niko Pleleshio, për ndërprerjen e fjalës së deputetëve demokratë në seancë.

Boçi denoncioi parregullsi të qëllimshme në procesin e votimit dhe përjashtime arbitrare të deputetëve të opozitës. Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Boçi deklaroi se mungesa e votave të deputetëve nuk ishte një rastësi, por një lëvizje e qëllimshme.

Ai e cilësoi këtë si një truk të mazhorancës, veçanërisht në votimet për ligje me ndjeshmëri të lartë publike, me qëllim që më pas të sulmohet Partia Demokratike përmes mediave. Në vijim, deputeti u ndal te vendimi për përjashtimin e Sali Berishës nga seanca, duke argumentuar se ai ishte i pabazuar.

Sipas tij, procesverbali i seancës nuk përmban asnjë deklaratë të Berishës, që të justifikonte një masë kaq të rëndë. Boçi theksoi se vendimi u mor bazuar në një deklaratë të bërë jashtë sallës së parlamentit, çka bie ndesh me rregulloren.

 “Ne jemi deputetë, ne përjashtohemi, ju mbani qëndrim vetëm brenda sallës”, u shpreh ai, duke i kujtuar mazhorancës se masat disiplinore aplikohen vetëm për sjelljet brenda institucionit.

Që nuk ka votuar dhe kështu vazhdon ndoshta, po me Flamur Nokën, me Arianin, me Krekën dhe kjo nuk është rastësi, kjo është e qëllimshme. Unë nuk e di sa herë ka ndodhur kjo histori në votime në ligje sensitive, me ndjeshmëri të lartë publike. Se pastaj ndërseni mediat tuaja ju dhe sulmojnë Partinë Demokratike.

Jo, kemi qenë në unison, thashë, pa ekuivok kundër këtij ligji. Pavarësisht trukëve që përdoret. Dhe ka një gjë tjetër. Po ai procesverbali i zotit kryetar tregon qëndrimin tonë në seancë. Fjalët që themi, tejkalimet që bëjmë dhe unë aty nuk pashë asnjë fjalë të zotit Berisha që tejkaloi fjalorin apo qëndrimin e tij, ndaj të cilit ju morët një vendim për ta përjashtuar nga seanca.

 Dhe e bëtë këtë vetëm me një deklaratë jashtë parlamentit. Ne jemi deputetë, ne përjashtohemi, ju mbani qëndrim vetëm brenda sallës. Sepse sipas logjikës suaj, jo më larg se dje, jo vetëm unë, po dhe të tjerët, kemi shprehur qëndrime kritike ndaj zonjës Koc. Do na përjashtoni ju sot ne se e kemi bërë? Ta dimë mo! Ta dimë se ju keni, keni prerë fjalën e lirë këtu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco