Bardhi publikon takimin me Mark Fleming: SHBA një partner kyç në rrugën e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane

Bardhi publikon takimin me Mark Fleming: SHBA një partner kyç në rrugën e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane

21:24, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar takimin me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.

Bardhi shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar. Sipas tij, për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme dhe një drejtësi e pavarur dhe me integritet.

Reagimi i plote: 

Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s.

Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco