Media prestigjioze italiane "Internazionale" ka publikuar një analizë tronditëse mbi Shqipërinë, duke u fokusuar te rritja e paprecedentë e mafias shqiptare dhe lidhjet e saj me pushtetin. Sipas korrespondentes së SYRI TV Alba Kepi, revista, e cila është një pikë referimi për gazetarët e huaj në Itali, ka trajtuar gjerësisht fenomenin bazuar në një reportazh të kanalit "Arte".
Artikulli kryesor denoncon jo vetëm fuqinë ekonomike dhe kriminale të klaneve shqiptare, por hedh dyshime të forta mbi një "tolerim" nga ana e qeverisë shqiptare. Kjo analizë sugjeron se influenca e mafias në politikë, qeveri dhe ekonomi është lejuar të rritet, duke e cilësuar këtë situatë si të pashpjegueshme edhe në nivelin e diplomacisë europiane.
Për më tepër, në të njëjtin numër, një artikull i dytë ngre pyetjen direkte nëse Shqipëria e meriton rrugëtimin drejt BE-së, duke pasur parasysh se mafia e saj konsiderohet ndër më të rrezikshmet globalisht dhe po "ndot" ekonominë europiane.
Kepi:
Internazionale është një revistë javore mjaft e rëndësishme, pikë referimi për gazetarët e huaj këtu në Itali, pasi trajton temat më të ndjeshme, më të rëndësishme të arenës ndërkombëtare, në këndvështrimin jo vetëm italian por dhe në këndvështrimin e gjeopolitikës botërore. Dhe sot ky material i saj, i cili i referohet edhe një rubrike javore që bën pikërisht për lajmet më të rëndësishme, ka marrë reportazhin e Arte, pra kanalit francez gjerman, i cili ka trajtuar gjerësisht pikërisht fenomenin në rritje të mafias shqiptare.
Dhe padyshim ky, ky lajm dhe ky informacion që shpërndahet nga Internazionale ka pasur jehonë dhe në agjencitë italiane të informacionit. Jo vetëm në fokusin e asaj çka prokurorët italianë, drejtësia italiane dhe ajo europiane ka përcjellë gjatë viteve të fundit mbi rrezikun e lartë apo nivelin e lartë që po merr mafia shqiptare, por dhe pikëpyetjet e forta mbi lidhjet apo influencën që kjo mafie ka dhe me politikën dhe me qeverinë shqiptare.
Po në të njëjtin numër të Internacionales, ka një tjetër artikull të dytë ku është një këndvështrim i analizave të kësaj reviste, e cila vë pikëpyetjen se a e meriton Shqipëria të hyjë në rrugëtimin europian. Dhe e gjithë ky, kjo panoramë i bashkohet dhe mediave italiane, të cilat gjatë orëve dhe javëve të fundit kanë qenë mjaft aktive në përcjelljen e informacioneve dhe pasqyrës kriminale të mafias shqiptare, të rolit të tyre në, të rolit të kësaj mafie në Europë, por edhe të dëmit që i bën ekonomisë së ligjshme europiane, por dhe faktit se shumë prej këtyre të ardhurave nga këto trafiqe vijnë e riciklohen pra në territorin shqiptar.
Dhe të gjitha këto në kontekstin e asaj çka shkruan Internazionale në artikujt e saj, se është impresioni ose se qeveria shqiptare ka toleruar jo vetëm këto lloj, këto lloj influence të mafias shqiptare në politikë, në qeveri, në pushtet dhe në ekonomi shqiptare, por ky tolerim është i pashpjegueshëm dhe në nivelin e diplomacisë europiane.
Padyshim, është një nga pikëpyetjet që hedh kjo, kjo analizë, duke referuar padyshim edhe reportazhin e Arte. Reportazhi i Arte është një reportazh i realizuar mjaft profesionalisht mirë, pasi nis me emrat e mafiozëve apo bosave të mafias shqiptare, të cilët arrestohen, lihen të lirë, të cilët nuk kryejnë apo marrin dënimin e duhur nga drejtësia shqiptare, të cilët influencojnë dhe organizojnë, menaxhojnë pikërisht trafikun e kokainës në nivel europian dhe botëror dhe kjo që i jep një fuqi ekonomike dhe padyshim dhe i jep një rol influencues në në politikën dhe në qeverinë shqiptare.
Janë të gjitha argumente që lidhen dhe me artikullin e dytë që ka Internazionale, portet e fundit ku thotë që apo shihet mirë, apo e meriton Shqipëria këtë, këtë rrugëtim në Europë, kur kemi parasysh se kemi të bëjmë me një mafia e cila konsiderohet nga më të rrezikshme dhe më emergjente në nivel botëror, e cila po ndot ekonominë europiane dhe që po mbyllen sytë përsa i takon rrezikshmërisë që ajo sjell jo vetëm për ekonominë por dhe për ligjshmërinë në nivel europian.
© SYRI.net