Lideri i opozitës i pyetur të komentojë edhe rritjen e çmimit të biletave të urbanit në Kamzë, tha se, “po shqyrtohet si çështje dhe partia do dalë me vendim”.
Berisha: E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje.
Po shqyrtohet dhe pa diskutim që partia do dalë me vendimin e vet.
Nuk e mohoj fare, është ashtu.
Por tani, para se të vij këtu, unë mora njoftimet e para se si po veprohet, po ne do qëndrojmë.
Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD.
Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë.
© SYRI.net