Një ditë pasi opozita ngriti foltoren e saj parlamentaro-qytetare përpara kryeministrisë, për të protestuar kundër shkeljes dhe kufizimit të të drejtave të saj në Kuvend, skandali vazhdon.
Burime thonë se PD ka kërkuar që seanca e nesërme e Kuvendit të mos përfshijë miratimin e paketës fiskale.
Kjo për shkak se deputetëve iu është dhënë vetëm 24 orë kohë për t’u njohur me paketën fiskale.
Mësohet se paketa ka mbërritur në Kuvend vetëm me datën 14 nëntor dhe një ditë më parë është futur për diskutim në komisione.
Ndërkohë kjo ka hequr mundësinë jo vetëm për t’u njohur dhe përgatitur diskutimet për paketën fiskale, por edhe mundësinë për konsultime me grupet e interesit.
Opozita protestoi mbrëmë për asgjësimin e parlamentit dhe parlamentarizmit, duke ngritur një foltore përpara zyrave të Edi Ramës.
Kure kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve lidhur me çështjen e paketës fiskale.
PD e konsideroi të papranueshme futjen në kalendarin e punimeve, duke shtuar se kjo hedh në ‘erë’ çdo procedurë parlamentare.
Bardhi kërkoi llogari nga kryeparlamentari Niko Peleshi, duke e paralajmëruar se ndjekja e një procedure të tillë parlamentarë, do të shkojë në Kushtetuese.
“T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po ua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese’, paralajmëroi Bardhi.
© SYRI.net