Paketa e re fiskale ndez debat/ PD akuzon qeverinë: Po falin 2 miliardë euro për evazorët

10:23, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka shprehur një qëndrim të ashpër kundër dy projektligjeve të qeverisë për faljen e detyrimeve dhe paqen fiskale, duke i cilësuar ato si një goditje direkte ndaj bizneseve të ndershme dhe një ndihmë për evazorët fiskalë.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat, deputeti Eno Bozdo foli mbi projektligjet e fundit tĂ« miratuara nga qeveria pĂ«r faljen e detyrimeve dhe “Paqen Fiskale”, ku u shpreh se kĂ«to nisma dĂ«mtojnĂ« rĂ«ndĂ« bizneset e ndershme dhe favorizojnĂ« evazionin fiskal dhe pastrimin e parave tĂ« pista.

Ai kritikoi mungesën totale të transparencës nga ana e qeverisë dhe theksoi se qëllimi i deklaratës së tij është të ndërgjegjësojë publikun dhe të bëjë thirrje për reagim ndaj këtyre praktikave që, sipas tij, penalizojnë biznesin e ndershëm dhe forcojnë interesat e evazorëve.

Pjesë nga deklarata:

Me një të rënë të lapsit, deputetët socialistë miratuan në komisionet parlamentare projektligjin për faljen e detyrimeve, i cili u fal mbi 2 miliardë euro bizneseve që kanë përfituar pa të drejtë nëpërmjet evazionit fiskal, kontrabandës, korrupsionit, shmangies së pagesës së TVSH-së, akcizave, detyrimeve doganore etj.

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës për emrat e kompanive që përfitojnë më shumë nga kjo falje, Ministri i Financave iu përgjigj se këto emra nuk i kishte.

Konstatimit të deputetëve të Partisë Demokratike se kjo falje prej 2 miliardë eurosh dëmton rëndë të gjitha bizneset e ndershme që paguajnë deri në taksat dhe tatimet, dhe se praktikisht është një ftesë e hapur për cilindo biznes të bëjë sa më shumë evazion dhe korrupsion në pritje të amnistisë së radhës, përfaqësuesi i qeverisë nuk dha asnjë shpjegim.

Pyetjes tjetër të deputetëve opozitarë, nëse ndër përfituesit e kësaj amnistie ka persona që vazhdojnë të marrin tendera apo prokurime publike sepse nuk shkon që hajduti të marrë përsëri financim nga paratë publike përsëri përfaqësuesi i qeverisë nuk u përgjigj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin e tij vjetor për vitin 2024, konstaton se administrata tatimore dhe ajo doganore ka bërë fare pak përpjekje për të rikuperuar këtë borxh. KLSH konstaton se në tatime gjatë vitit 2023 ky borxh u rrit me 400 milionë euro. Pra, u falën praktikisht 400 milionë euro në vitin elektoral 2023, por për këtë çështje nuk morëm asnjë shpjegim.

NdĂ«rkaq, projektligji tjetĂ«r, ai i “Paqes Fiskale”, miraton njĂ« mekanizĂ«m ku njĂ« biznes, nĂ«se deklaron paraprakisht pĂ«r vitin 2026 njĂ« fitim 18% mĂ« tĂ« madh se ai i vitit tĂ« shkuar, pĂ«r çdo fitim mbi 18% do tĂ« taksohet me vetĂ«m 5%, dhe jo me normĂ«n e zakonshme tĂ« tatimit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pabarazi dhe aspak e ndershme, sepse ky mekanizĂ«m hap jo thjesht njĂ« rrugĂ«, por njĂ« autostradĂ« tĂ« tĂ«rĂ« pĂ«r evazion fiskal.

Veçanërisht bizneset që operojnë në sektorë si ndërtimi e kanë shumë të thjeshtë të përfitojnë nga kjo skemë, duke fshehur fitimet dhe ulur artificialisht taksat që duhet të paguajnë. Ky është sektori ku paratë e pista qarkullojnë dhe ku qeveria mbyll sytë për pastrimin e këtyre parave në dhjetëra kulla shumëkatëshe që po jepen dhe do të jepen për ndërtim kudo në Shqipëri.

Por edhe për këtë nuk u dha asnjë shpjegim nga ana e përfaqësuesve të qeverisë.

Ne kundĂ«rshtuam projektligjin pĂ«r “Paqen Fiskale” edhe pĂ«r njĂ« mekanizĂ«m tjetĂ«r, i cili u mundĂ«son kĂ«tyre bizneseve tĂ« ndryshojnĂ« bilancet e tyre kontabĂ«l pĂ«r tre vitet e fundit pa asnjĂ« problem. Pra, mund tĂ« ndryshojnĂ« borxhet, kapitalet e veta, gjendjen e cash-it – me pak fjalĂ«, tĂ« korrigjojnĂ« çdo evazion fiskal pa u hyrĂ« gjemb nĂ« kĂ«mbĂ«.

Partia Demokratike nuk është kurrsesi kundër amnistive dhe krijimit të një klime sa më të mirë për biznesin. Partia Demokratike ka implementuar taksat më të ulta dhe klimën më të mirë për ekonominë ndonjëherë.

Por ajo kurrsesi nuk mund tĂ« bjerĂ« dakord qĂ« nĂ«pĂ«rmjet tĂ« ashtuquajturave “falje” apo “paqe fiskale” tĂ« goditen bizneset e ndershme qĂ« me shumĂ« djersĂ«, mund dhe sakrificĂ« ia dalin tĂ« mbijetojnĂ«. As tĂ« ndihmohen ata qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« evazion fiskal, shmangur taksat dhe detyrimet doganore, duke vjedhur paratĂ« e rrogave, pensioneve, shkollave dhe spitaleve tĂ« munguara.

TĂ« dy projektligjet, ai i “Faljes sĂ« Detyrimeve” dhe ai i “Paqes Fiskale”, kanĂ« mungesĂ« totale transparence, papĂ«rgjegjshmĂ«ri nĂ« propozimin e tyre dhe dĂ«mtojnĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« rregullojnĂ«, klimĂ«n e biznesit nĂ« vend. Ato penalizojnĂ« biznesin e ndershĂ«m, vetĂ«m sepse administrata e patronazhistĂ«ve nuk ka dashur t’i mbledhĂ« kĂ«to detyrime, siç e shpreh KLSH nĂ« raportin e saj pĂ«r vitin 2024.

Projektligjet i kanë dalë krahë evazorëve fiskalë, hajdutëve të parave të shqiptarëve, që me bekimin e qeverisë pastrohen prej 2 miliardë eurosh nga borxhi më i madh i krijuar ndonjëherë ndaj shtetit.

Partia Demokratike është kundër kësaj pakete fiskale dhe u bën thirrje të gjithë bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco