8 ligje të Paketës Fiskale në Kalendar/ Bardhi: E papranueshme, hedh në erë procedurën parlamentare, e çojmë në GJK!

8 ligje të Paketës Fiskale në Kalendar/ Bardhi: E papranueshme, hedh në erë procedurën parlamentare, e çojmë në GJK!

09:52, 18/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në mbledhjen e  Konferencës së Kryetarëve, e cila po zhvillohet këtë të martë 18 nëntor në Kryesinë e Kuvendit, lidhur me futjen në Kalendarin e punimeve të 8 ligjeve të Paketës Fiskale.

Sipas Bardhit, kjo është në shkelje të Kushtetutës, ndërsa për PD e konsideroi të papranueshme futjen në kalendarin e punimeve, duke shtuar se kjo hedh në ‘erë’ çdo procedurë parlamentare.

Bardhi kërkoi llogari nga kryeparlamentari Niko Peleshi, duke e paralajmëruar se ndjekja e një procedure të tillë parlamentarë, do të shkojë në Kushtetuese.

‘T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju, dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po ua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese’, paralajmëroi Bardhi.

Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër.

Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të diskutuar 8 ligje mund ta bëni vetëm ju.

Dhe nuk e di, Kryetar, kush ju shtyn ta bëni këtë. Po ua them këtu se kjo çështje do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco