Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur për qeverisjet e Edi Ramës dhe prerjen e kokave pas çdo palë zgjedhje, duke theksuar se këtë herë, sipas tij, kurbani është Belinda Balluku.
‘Për çështjen po të them, mandati i parë, për të dytin e Edi Ramës, duheshin ca lekë se u bë kanabizimi. Mbas zgjedhjeve që nuk i duhej më, e morën Saimir Tahirin. Mandati i dytë u shpik, dëgjo, kjo është akoma dhe më inovatore, që të merren disa qindra milionë euro pa bërë asnjë punë dhe u shpikën inceneratorët. Që i bëri një kompani anonime. Ikën dhe mandati i dytë e hëngri Ben Ahmetaj.
Mandati i tretë duheshin marrë zgjedhjet dhe Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, Erion Velia, 5D-ja, u shpik një kompani që nuk merrte më 20% bashkia, zyrtari, po merrte 100% e parave që buxhetoheshin se e bënë ndërmarrjen e vet. Pse t'ia japim privatit, t'i marrim lekët vetë dhe t'ia bëjmë punën nënkontraktorët. Iku Erion Velia në burg.
Mandati i katërt duheshin prap 50 milionë këtu, 80 milionë atje se me çfarë do blihen votat? Me çfarë do rekrutohen njerëzit? Me çfarë do të joshen votuesit? U bë 80 milionshi i tunelit, tani kurbani është Bela. Kaq, shumë e thjeshtë.
Në çdo mandat, unë këtë e kam thënë këtu para një muaji e gjysëm kur kemi qenë, biles me lezet po diskutonim që thashë radha vjen keq për Bela se është me radhë kjo punë. Çdo mandat hahet një kokë. Sa më i gjatë pushteti, aq më e madhe koka. Sa më i gjatë abuzimi, aq më e rëndë pesha e kurbanit që bëhet. Pra, në qoftë se në fillim ther një kec, tani do therësh një dem.’
Shkullaku komentoi edhe reagimin e Bashkimit Europian.
‘Bashkimi Europian thotë arresto. Po, jo, jo, Bashkimi Europian thotë qeverisja e mirë, jo korrupsion. Po në qoftë se ti ke dy zëvendëskryeministra, të paktën në sytë e Bashkimit Europian, që janë dy numra dy të qeverisë. Po mirë, i pari them. Po ky i dyti nuk vuri mend? Po kaq ministra, po kaq deputetë.
Pra Bashkimi Europian thotë, në qoftë se ti ndërton një qeveri e cila është e prirur drejt korrupsionit, dalim tek ajo çka pat thënë, ja ta përfundoj. Dalim tek ajo çka pat thënë Edi Rama, po e mban mend, ka pasur një intervistë në 2013-ën në Deutsche Wellen, një lloj Hardtalk-u që bënte ai gazetari se ia harrova emrin tani...
Dhe e pyet thotë, si ka mundësi thotë kjo martesa jote me Ilir Metën? Ju çfarë s'i keni thënë, ti ke thënë që është një kalbësirë e të tjera e të tjera. Dhe Rama thotë, shiko, nuk është problemi i individit, është problemi i sistemit. Individi është në rregull, po ka qenë një sistem i korruptuar nga i cili individi nuk shpëtonte dot. Ne do ndërtojmë sistemin ku nuk ka mundësi të korruptohet individi, qoftë ky edhe Ilir Meta.
Tani çfarë po na rezulton? Po na rezulton që ky ka bërë një sistem që prodhon vetëm njerëz që i kapin. Dhe për të dalë tek e fundit që thua ti nuk është çështje, kjo nuk është çështje që ky po i jep shembull BE-së që shiko unë po luftoj korrupsionin. Se kjo është... kjo është për të qeshur.’
Gazetari shtoi se kapjet dhe ndëshkimet në SPAK gjithmonë pasojnë zgjedhjet.
‘Këta e shohin që korrupsioni vetëm po shtohet. Sa më shumë kapen, aq më shumë shtohet. Këtu çështja është që, pse këta që përmenda unë, kapen dhe dënohen gjithmonë mbas mbyllen zgjedhjet? Sepse Belinda Balluku, përpara se t'i ngrihej akuza për e pandehur, i dha nja 12 mandate në Fier Edi Ramës. Ekstazë.
Aty doli dhe Zeqineja u bë deputete. Bela, një buldozer elektoral, i hyri Bela Fierit, e shkatërroi opozitën. Po do e shkatërrosh mo, se po more 50 milionë dhe t'i hedhësh në zgjedhje, e shkatërron. Bela veriun, zonën e Dibrës, zgjedhjet lokale i nxori 7 me 0 dhe bashki ku nuk kishte fituar kurrë Partia Socialiste. Ka lezet. Shkoi Bela atje, nuk është si këta legenat atje... vuri buldozerin atje, ka thënë Edi Rama, ajo është mishi, i jep drejtim punëve, nuk sorollatet, firmos direkt. Ec përpara, i ktheu të gjithë me Partinë Socialiste.
I kthen. Dhe në qoftë se SPAK-u do e kishte këtë shqetësim, e godet para zgjedhjeve që mos të ndodhin këto, as 12 mandatet e Fierit, dhe as rezultati i Dibrës. I le. Mbaroi punë. Thotë Rama tashti, çfarë është më e rëndë për Ramën? Të mos marri mandatin e katërt apo të humbi Belën? Sakrificë. Kaq është. Mora mandatin e katërt, merrni Belën.’
© SYRI.net