Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të heqë nga rendi i ditës ligjet e ministrisë së saj

Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të heqë nga rendi i ditës ligjet e ministrisë së saj

21:33, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Log, ka deklaruar se zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku – e cila është marrë e pandehur nga SPAK – ka dhënë urdhër që të gjitha projektligjet e propozuara nga ministria që ajo drejton të hiqen nga rendi i ditës i Kuvendit.

Sipas Bardhit, ky veprim synon shmangien e debatit publik dhe përballjes me opozitën në seancë plenare.

“Janë urdhëruar shërbimet e Kuvendit. Kanë kaluar në komisione disa ligje të hartuara nga ministria që ajo drejton, por është udhëzuar që asnjë prej tyre të mos futet në diskutim,” – u shpreh Bardhi. – “Ka vendosur të shmangë seancat plenare, nuk do të lejojë debat dhe përballje me opozitën, akuza që s’ja ka bërë opozita, por SPAK.”

Ai shtoi se, ndërsa Balluku merrej e pandehur, mediat “nuk informonin qytetarët”, duke akuzuar se qeveria ka kontroll mbi një pjesë të madhe të tyre.

“Ne jetojmë në një realitet të tillë. Të gjitha raportet flasin për një kontroll të qeverisë në media,” theksoi Bardhi.

Duke mbyllur deklaratën e tij, ai nënvizoi se “nuk gjen dot një projekt të inicuar nga Balluku ku të mos fshihet një aferë”.

Në pritje të reagimit të zv/kryeministres, akuzat e Bardhit rihapin debatin mbi transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin e institucioneve në raport me hetimet e SPAK.

Bardhi: 

Ndërsa merrej e pandehur zv/kryeministrja Balluku, asnjë media nuk informonin qytetarët që ishte marrë e pandehur.

Ne jetojmë në një realitet të tillë. Të gjitha raportet flasin për një kontroll të qeverisë në media.

Janë urdhëruar shërbimet e kuvendit, kanë kaluar në komisione disa ligje të hartuara nga ministria që ajo drejton, janë udhëzuar në Kuvend që asnjë ligj të mos futet në diskutim.

Ka vendosur të shmangë seancat plenare, nuk do të lejojë debat dhe përballje me opozitën, akuza që sja ka bërë opozita por SPAK/

Nuk gjej dot një projekt të inicuar nga Balluku që nuk fshihet një aferë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco